“National Geographic”: Nusja ilire, e qëndisur në fytyrë, tradita e vjetër autoktone shqiptare
Shqipëria është e vogël gjeopolitikisht, por trevat shqiptare ballkanike, secila sosh përmban një kulturë të tërë të një fisit Ilir dhe mund te themi, se kultura e te gjitha fiseve ilire, është brenda territorit shqiptar ballkanik…rrënjët kane mbetur te gjalla, e pipat e drunjte, varet sa rriten e mbijetojnë epokat…
Dasma ishte dhe është një ceremoni e pasqyruar gjatë shekujve me lloj-lloj ritesh e zakonesh të bukura si kudo edhe në krahinën e Sulovës. Çdo moment i saj kryhej në kohën dhe vendin e duhur. Dasmat ishin dhe janë të domosdoshme me gëzimin e tyre të shfrenuar. Tradita e dasmën së vjetër sulovare ka treguar se më e gëzuar dhe e madhe është te djali, ndërsa kur martohej vajza shpesh mjaftohej me një dasmë më të vogël. Zakonisht dasma bëhej në stinën e vjeshtës, kur njerëzit liroheshin nga punët e verës. Për dhëndrin ajo fillonte një javë përpara, kurse për nusen tre ditë.
Në rrëfenjat e ndryshme tregohet se bëheshin shpenzime të mëdha, në varësi nga rrethi miqësor dhe gjendja ekonomike, duke e futur të zotin shpesh në borxhe. Se dasmat në çdo kohë kanë qenë dhe janë të shtrenjta. Thereshin dhjetëra bagëti, bëheshin dhjetëra tepsi me byrek e bakllava me gjalpë e arra, veç atyre që sillnin dasmorët në shenjë ndihme. Por, gjithnjë, sipas rrëfenjës tregohet për dhjetëra krushq,miq, farefis, nip e stërnip, vëllazëri, shokë. Dhe gëzoheshin pa masë kur bënin dasma të tilla me larminë e riteve të bukura, urimeve, muhabeteve në konakë me këngë e valle, rroba të reja, hingëllime kuajsh, ritme vallesh e lojërash popullore, shkrehje armësh, prisnin apo përcillnin nusen, me sofrat plot me meze, raki e dolli. ( credit Pellumb Gorica )
Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij « Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie, 1858 – Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri, 1858 », përshkruan me hollësi Shqipërinë e veriut të asaj kohe. Pa zbritur nga kali, nuses, kur hynte në oborrin e shtëpisë i vinin përpara një djalë të vogël, që të bënte djem. Nusja i jepte një palë çorape si dhuratë. Motra ose vajza e xhaxhait të dhëndrit hedh oriz, grurë, karamele, pare. Të hedhurit si simbol i prodhimit dhe i lumturisë në jetë. Sapo hyn në shtëpi me këmbë të djathtë, asaj i vihej një bukë në sqetull, i lyheshin gishtat me mjaltë dhe ajo i vinte në derë, më pas një gjymit të mbushur me ujë, i bie me këmbë. E zonja e shtëpisë nuk harronte, që gjatë darkës në shtratin e nusërisë të vinte për të fjetur përsëri një djalë të vogël, me dëshirën e madhe që çifti i ri të lindte djalë.
Ndër analizat e ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare në librin e tij prej 550 faqesh, ai i ka dedikuar një kapitull të posaçëm traditave dhe zakoneve shqiptare në veri. Zoti Hecquard ka arritur të përkthejë nga shqipja në frëngjisht këngët e dasmave shqiptare të asaj kohe. Ndoshta këto këngë vazhdojnë ende të jenë të njëjta në ditët e sotme, ndoshta jo. Arsyetimi i dytë, më shtyu t’i risjell në shqip këto rreshta (duke u dhënë pak ngjyra gegnishteje), sepse besoj se kanë vlerë të rëndësishme kulturore kombëtare. ( credit Aurenc Bebja )
Gjatë rrëfimit të traditave dhe zakoneve tona, autori thotë se nuses së Shqipërisë së veriut, qoftë ajo myslimane apo katolike, i këndohet (recitohet) nga shtëpia e saj deri tek ajo e burrit. Për çdo etapë të dasmës, ka një këngë të veçantë, e cila këndohet vetëm nga gratë
Por e kemi edhe një detaj , gati të harruar nga ne : Arti i pikturimit të fytyrës vjen nga agimi i njerëzimit , ajo është një nga format më të hershme të shprehjes artistike të përdoruar nga paraardhësit tanë -pellazgët Pikturimi i fytyrës është i pranishëm edhe sot siç është rasti i Zhupës , afër Prizrenit në Kosovë si dhe në rrethin e Kërçovës .
Është fjala pra për ceremonialin e lyerjes së fytyrës së nuses. Ky ceremonial thuhet që ka rrënjët qysh nga koha e ilirëve madje edhe nga koha e pëllazgëve dhe i cili tashmë është në rrezik serioz për shuarja sepse punohet shumë rrallë. Fytyra e nuses ngjyroset me 3 ngjyra, e secila prej tyre ka domethënien e vet. Ngjyra e arit, e cila simbolizon pasuri e lumturi, e kuqja që simbolizon pjellshmërinë dhe ajo e kaltër që mbron nusen e ardhshme nga syri i keq, apo siç njihet në popull, “msyshi”.
Shenja më relevante që e tregon lashtësinë e këtij arti në fytyrën e nuses është Dielli.
“Fytyra e nuses është pikturuar në shumë shtresa të bukura të ngjyrës. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëra-tjetrën nga rrugët e arta që e kalon gjatë jetës së tyre. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë, janë lindur pika të kuqe dhe blu, dhe e gjithë fytyra është e mbuluar nga ato, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur. Nusja kosovare, foto e ditës – shkruante “National Geographic” (2013 )