“E konfirmuar, USA sjell provat e korrupsionit për Metën” – gazetari jep lajmin bombë
Amerikanët kanë sjellë në Tiranë provat e korrupsionit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. (E konfirmuar).
Denoncimet që kemi bërë publikisht, unë për shërbimet estetike dhe Halit Valteri për lobim me para të pista janë konfirmuar nga agjensitë partnere të zbatimit të ligjit.
Goditja penale e Ilir Metës nuk diskutohet. Është çështje ditësh.
Por ka disa pikëpyetje;
Nëse do goditen të dy apo vetëm njëri. A do t’a marrë përsipër Monika përgjegjësinë penale, me qëllim për të përfituar lehtësira si grua apo Ilir Meta do t’i dalë para topit të SPAK-ut si Mic Sokoli?!
Nëse Ilir Meta do të përballet me burgun me alibinë e një drejtësie politike të komanduar nga Edi Rama apo do t’ia mbathë si dy shokët e tij, Adriatik Llalla dhe Arben Ahmetaj, për të kërkuar azil. /kolibri.al/