Dosja e Tropojës, çfarë rrezikon Sali Berisha? Avokati: Si u bë nxitësi i vrasjeve

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka në hetim vrasjet e vëllezërve të familjes Haklaj në Tropojë. Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News.

Ai theksoi se hetimet e SPAK nxjerrin se urdhëruesi i vrasjes së Shkëlqim Haklajt është ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se Haklajt kanë qenë një fis, i cili ka ndihmuar shumë në furnizimin me armë të UÇK-së.

Në këto kushte tha avokati, Sali Berisha, duke qenë një agjent i serbëve e dinte se kush ishte kjo familje dhe rolin që kishte në përpjekjet për liri të popullit shqiptare të Kosovës.

Sipas tij, janë 16 pjesëtarë të përfshirë në vrasjet e Tropojës, me në krye Sali Berishën.

“Është një dosje, më të rëndësishme kundër Sali Berishës dhe organizatës së tij kriminale, janë 16 të akuzuar me Berishën në krye. Për të ndalur lëvizjen e fuqishme të djemve të Gjakovës, djemve Haklaj të cilët u renditën përkrah luftës Çlirimtare të Kosovës, të cilët e jo vetëm e furnizonin me armë por edhe logjistikë tjetër Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sali Berisha, duke qenë agjent i serbëve, e dinte se kush ishte këto familje, këto ishin familjes atdhetare dhe ndihmon në çlirimin e Kosovës. Si nisën vrasjet në Tropojë dhe kush ishte urdhëruesit i tyre? Berisha u bë frymëzuesi dhe nxitësi i këtyre vrasjeve në Tropojë”, tha ai.

Ai theksoi se dosja e Tropojës pothuajse është mbyllur dhe Sali Berisha shtoi Beqiri rrezikon burgim të përjetshëm.

“Që nga 1998, janë bërë 195 të vrarë në Tropojë. Çështja është nën hetim. Dosje e nxehtë dhe i ka të evidentuara mënyrat si janë bërë ekzekutimet. Thuajse është dosje e hetuar dhe si dosje e hetuar është duke u sistemuar dhe për atë organizatë kriminale.

Këta që janë gjallë, sepse disa nga këto 16 persona nuk jetojnë më, jam i bindur se e kanë të garantuar burgimin e përjetshëm për vrasje të cilësuar”, tha ai.

Scroll to Top