Ujësjellësi antik i Shkupit në pritje të kthimit në shkëlqimin e tij të dikurshëm
Ujësjellësi antik i Shkupit, i vendosur në afërsi të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, është pothuajse i harruar, në pritje të ditëve kur do t’i kthehet shkëlqimit të dikurshëm.
Edhe pse kohët e fundit janë kryer punime për restaurimin e Ujësjellësit të Shkupit dhe nxjerrjen e tij në plan të parë si monument historik, këto punime nuk janë të mjaftueshme për të ruajtur lavdinë e dikurshme të tij.
Ujësjellësi antik i Shkupit, një ndër ujësjellësit e rrallë të Ballkanit, ndodhet në lagjen Vizbeg të Shkupit dhe ka mendime të ndryshme për datën e ndërtimit të tij.
Disa burime thonë se ujësjellësi është ndërtuar në periudhën e Perandorisë Romake, duke i siguruar ujë qytetit antik të Scupit, që gjendet në afërsi, ndërsa sipas disa burimeve tjera është ndërtuar në periudhën e perandorit bizantin Justiniani i parë. (Perandor me origjinë Ilire)
Ndërkaq disa burime tjera pohojnë se struktura është ndërtuar në periudhën osmane, duke theksuar se teknika e ndërtimit të ujësjellësit është e ngjashme me një vepër tjetër osmane në Shkup, Kurshumli Ani.
Emri i ujësjellësit, i cili thuhet se ka transportuar ujë në xhaminë e Mustafa Pashës që ndodhet përballë Kalasë së Shkupit dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në afërsi, njihet edhe si Ujësjellësi i Mustafa Pashës.
– Punimet e restaurimit pritet të përfundojnë në vitin 2028
Këshilltari shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë materiale dhe jo materiale kulturore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Afet Jashari, në deklaratën për Anadolu foli për historinë e ujësjellësit dhe punimet e bëra për ruajtjen e tij.
Duke treguar se restaurimi i parë në ujësjellës është bërë pas tërmetit të vitit 1963, Jashari tha se me buxhetet që korrespondon ministria çdo vit bëhen angazhime që të mbrohen shtyllat e ujësjellësit.
Jashari më tej duke kujtuar se Shkupi është zgjedhur Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2028, shprehu besimin që deri në atë kohë ujësjellësi do të jetë pjesë e atraksionit turistik të qytetit.
Ai kujtoi se qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 e ka shpallur ujësjellësin si monument kulture, duke shtuar se kjo vërteton se çdo vit buxhetet shtetërore, buxheti i qeverisë do të ndajë buxhet nëpërmjet qendrës konservative të Shkupit për mbrojtjen e monumentit.
Duke folur për punimet e ndryshme për punimet që monument t’i “rikthehet fotografisë” që e ka pasur më parë, Jashari tha: “Do të thotë ministria e bën vetëm menaxhimin e buxhetit ndërsa pjesën profesionale të punës e bën institucioni Qendra e Konservimit të Shkupit, por ka interesim nga të gjithë të involvuarit që kjo të ruhet dhe të kryhet si proces”.
– Pjesa ekzistuese e ujësjellësit është afërsisht 387 metra
Më tej Jashari informoi se pjesa ekzistuese që ka arritur deri në ditët e sotme është e gjatë rreth 387 metra. Ai tha se ujësjellësi ka qenë edhe më i zgjeruar por arkeologët që do të bëjnë hulumtimin e më tepërt do të gjejnë të gjithë kompleksin.
“Në të ardhmen pasi që është bërë edhe elaborati, do t’i paraqitet edhe UNESCO-s”, tha Jashari duke shtuar:
“Mbrojtja në listën e UNESCO-s do të nënkuptojë që me burimet e saj dhe artefaktet që ka do të tregohet i gjithë procesi i restaurimit. Por, unë mendoj që deri në vitin 2028 do të restaurohet si kompleks me ndihmën e buxhetit që korrespondon shteti dhe me ndihmat evropiane dhe ndërkombëtare që kanë interes që të mbrojnë trashëgiminë kulturore në vendin tonë”.
Pas restaurimit, sipas tij, ujësjellësi si një monument kulturor përveç atraksionit turistik do të shërbejë edhe për organizimin e aktiviteteve kulturore, arsimore, shkencore.
Ndërkohë, pjesa e mbijetuar e Ujësjellësit antik të Shkupit, e ndërtuar me tulla dhe gurë, përbëhet nga 53 kolona, 54 të mëdha dhe 42 harqe të vogla./aa.com.tr