Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

Aktori i njohur Astrit Çerma ka reaguar i revoltuar, pas një diskutimi në emisionin e Grida Dumës për filmat shqiptarë.

Dhe e habitshmja ishte, se aty për të diskutuar për filmat ishin personazhe të tillë si Ledion Liço apo Ermal Mamaqi.

Pikërisht kjo gjë e ka revoltuar aktorin e madh, që prej vitesh jeton në Amerikë.

“Epo kur arrihet “arrita” që edhe një farë “Erëmender” Mamaqi, një artist idjot organik, të diskutojë për filmat dhe krijuesit e ish- Kinostudios, i duhet vënë kapak një herë e mirë artit e artistave kinematografik shqiptar, dje, sot edhe për 100 vjetë e ardhshëm”, shkruan aktori i madh.

Çfarë deklaroi Ermal Mamaqi?

Ermal Mamaqi: Unë bëj filma të suksesshëm, jo si këta pijanecët e Kinostudios që pinë raki gjithë ditën.

Scroll to Top