Keni ndëgjuar ndonjëherë për “Legjendën e Mujit dhe Halilit”? Më shumë detaje në lajm
Pothuajse në të gjitha trojet shqiptare gjejmë legjenda që flasin për njerëz gjigand apo për njerëz që kishin kontakte me perënditë. Por cilët ishin këto qenie ? Një nga këto Legjenda është edhe ajo e Mujit qe takoi Zanat.
Një studim i bërë nga Larissa Bonfante profesoresh në Universitetin Kolumbia në New York fillon me këto vargje:
- Shoqja shoqes Zanat
- atëherë i kan thanë
- tamël gjiut Mujit për me i dhanë
- tamël gjiut i kan dhanë me pi
- me tri pika djalin m’a kan ngri
Në këtë legjend mitiki Muji pi qumshtin e Perëndeshës pra të Zanës qe do ta bënte atë me tipare mbinjerzore pra me tipare të qenies qiklopike. Profesoresha Bonfante thotë se këto rrëfime i gjejmë në eposin shqiptarë që sipas saj është epos Ilirik me detaje Mitologjike origjinale.
•Legjenda flet për heroizmin e dy vëllezërve të cilët luftojnë suksesshëm me armiq të shumtë.
Ajo flet se edhe dy vëllezër mund të korrin fitore të mëdha nëse janë trima dhe nëse din të luftojnë bashkë.
•Meqë heronjtë e legjendës kanë emra myslimanësh, kjo tregon se ata kanë jetuar në kohët e sundimit osman
•Meqë legjenda thotë se ata kanë vdekur duke u futur në shpellën e Udbinës e cila është Bosnje, kjo tregon se ata kanë qenë nga territori i Bosnjës së Meqë legjenda thotë se ata kanë vdekur me t`u shfaqur pushka për herë të parë në Ballkan, përkatësisht në territoret e Bosnjës së asaj kohe, kjo tregon se ata kanë jetuar diku gjatë gjysmës së parë të shekullit të 17-të kur është zbuluar pushka për herë të parë në Francë.
•Meqë gjatë sundimit osman në Ballkan janë islamizuar vetëm fiset ilire me qëllim të vënies së një vijë ndarëse midis tyre dhe fiseve agresive sllave, kjo tregon se edhe banorët e Bosnjës së asaj kohe të cilët janë islamizuar, përfshirë këtu edhe heronjtë e legjendës Mujin dhe Halilin, kanë qenë të fiseve ilire
•Meqë banoret e islamizuar të Bosnjës kanë qenë të fiseve ilire, kjo fletë se edhe eposi i Mujit dhe Halilit fillimisht edhe në Bosnje është kënduar në gjuhën shqipe.
•Meqë gjatë gjysmës së dytë shekullit të 17-të dhe në fillim të shekullit të 18- të banorët e islamizuar të Bosnjës së asaj kohe kanë filluar ta përvetësojnë sllavishten si gjuhë të tyre, kjo flet se ata edhe eposin e Mujit dhe Halilit kanë filluar ta këndojnë sllavisht
Kështu edhe tani eposi i Mujit dhe Halilit në mesin e shqiptarëve këndohet në gjuhën shqipe, kurse në mesin e boshnjakëve myslimanë këndohet sllavisht.