Lashtësia e gjuhës shqipe e njëjtë me moshën e dritës

Shkruan: Aleksander Hasanas

Tek fjalori i gjuhës së lashtë shqipe kemi fjalën e saj të pastër DORË. Ku fatkeqësisht akademikët tanë e keqshpjegojnë (keqinterpretojnë) atë, duke e ngatërruar dhe njehësuar me kuptimin e fjalës “krah” me “dorën” – por gjithësesi na shërben …

APOLLODOROS i Athinës ( Ἀπολλόδωρος ὁ Ἀθηναῖος , Apollodoros ho Athenaios); jetoi rreth 180 para Krishtit – e vdiq pas vitit 120 p.e.s.).

Ai ishte djali i Asklepiadit, një studiues, historian dhe gramatikan i antikitetit; nxënës i Diogjenit të Babilonisë, Panaetius stoikut dhe gramatikanit Aristarku i Samotrakës, nën të cilin duket se ka studiuar së bashku me bashkëkohësin e tij Dionisi Traks.

Apollodoras u largua nga Aleksandria rreth vitit 146 para Krishtit, me shumë mundësi për në Pergamon, dhe përfundimisht u vendos në Athinë. (Ndaj sot ai quhet athiniot).

Emri i tij më bëri përshtypje dhe kërkova mbi etimologjinë e këtij emërtimi dhe gjej se në greqishten e sajuar APOLLODOROS është një fjalë e përbërë prej:

APOLLON (Biri i dritës) dhe Doro = Dhoro, pra dhuratë apollonike ….

Por JO …

Gjuha shqipe e lashtë e njohur si një gjuhë e dritës diellore dhe e një dege të veçantë / gjuhë amtare e gjuhëve IE sjell kuptimin mbi këtë emërtim në mënyrën me korekte llogjike dhe tepër të sakte …

Dhe kemi: APOLLO + DORË = APOLLODORO me kuptim të qartë si drita vetë:

DORA E APOLLONIT (Pra dritë mbi miticizmin; errësirën shkruar prej dritës Dora vet Apollon; #APOLLONODORAS).

Tek fondi gjuhësor i shqipes kemi gjithashtu fjalën e saj DOROVIT ose DAROVË = DHURATË, pra kjo tregon se edhe fjala e njohur si greke “Dhuratë” buron prej fjalës shqipe DORË, e si do që të jetë shpjegimi i emërtimit të këtij studiuesi madhështor, ai sërish flet shqip dhe vetëm shqip …

Scroll to Top