Veprim i duhur! Rama tha se do t’i kërkojë Greqisë heqjen e “non gratës” për Marin Memën

Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi një takim me shqiptarët në Greqi. Gjatë fjalimit të tij ai tha se do ti kërkojë shtetit grek që të heqë vendimin e marrë prej 12 vitesh për të shpallur non-grata gazetarin Marin Mema.

Unioni i gazetarëve shqiptarë ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Rama dhe shpreh se ky reagim është i vonuar nga qeveria shqiptare.

Unioni i gazetarëve shqiptarë thotë se është e vetmja organizatë e gazetarëve profesionistë në Shqipëri që në mënyrë të përsëritur e ka ngritur zërin për këtë vendim absurd të autoriteteve greke ndaj këtij gazetari të njohur dhe disa rasteve të tjera me kolegë të mediave të tjera.

“UGSH, ndaj këtij rasti, ka protestuar para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, para Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe u është drejtuar Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Reporterëve pa Kufi, për solidaritet.

Në disa takime dhe forume UGSH ka kërkuar ndjekjen e kësaj çështjeje dhe reagimin e palës greke për rishikimin e këtij vendimi dhe mospërsëritjen e sjelljeve penguese ndaj gazetarëve për lëvizje dhe qarkullim të lirë mes dy vendeve tona.”, thotë unioni i gazetarëve shqiptarë.

Scroll to Top