Armend Xhoxhaj triumfon ndaj boksierit serb dhe feston me flamurin kuqezi

Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, arriti një fitore të rëndësishme duke mposhtur rivalin serb, Milosav Saviq, në një meç që u zhvillua në Chemnitz, Gjermani. Pas gjashtë raundeve, Xhoxhaj doli si fitues, duke dominuar tërë ndeshjen dhe duke siguruar suksesin e radhës në karrierën e tij profesionale.

Pas triumfit, ai festoi me flamurin kuqezi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij. Ky sukses shënon një tjetër hap përpara për boksin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Scroll to Top