VIDEO: “Njerëzit vrapojnë drejt tij”, dalin PAMJET e aksidentit ku humbi jetën 21-vjeçari
Klajdi Hatija, një 21-vjeçar, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë pas një aksidenti tragjik në aksin Fier-Vajkan.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur i riu u përplas me motorin e tij me një automjet tjetër. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit, për shkak të plagëve të rënda, ai u dërgua me urgjencë në Tiranë.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, Klajdi nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas burimeve i riu kishte pasion motorat dhe shpesh bënte manovra të tilla që vinin jetën e tij në rrezik.
Pamjet e siguruara të kameras së sigurisë të një lokali aty pranë tregojnë momentin kur i riu sapo përplaset rëndë dhe në atë moment një grumbull njerëzish vrapojnë drejt tij.
Ditën e sotme duke bërë sërish xhiro me motorin e tij një makinë i pret rrugën duke shkaktuar aksidentin fatal për jetën e tij.