Mbeten 23 kuti votimi për t’u numëruar në Kukës

CNA po raporton “live” nga zgjedhjet në Kukës, ku mësohet se kanë mbetur vetëm 23 kuti votimi për t’u numëruar.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 51 kuti, nga 74 kuti në total.

Albert Halilaj vijon të kryesojë garën me 8749 vota ose ndryshe 63.84 % të votave.

Ndërsa Emri Vata ka marrë 4955 vota ose ndryshe 36.16 % të votave./ CNA

Scroll to Top