RESPEKTE/ “Me lopë bëhesh i pasur”, Artani 25-vjeçar që braktisi Londrën për fshatin Çaj
Artan Ivani është një 25-vjeçar i rikthyer nga emigrimi, për të punuar në vendin e tij.
Ai deklaroi se vendosi të lërë Londrën, pasi ndjehet më mirë në fshatin e tij të lindjes, në Çaj të Kukësit. Ivani deklaroi gjithashtu se ka dëshirë të krijojë jetën në fshatin e tij.
“Kam qenë në Angli, në verë erdha këtu. Qëndrova për 5 vite. Më mirë në Çaj se në Londër, këtu jam rritur. Vendi është shumë i bukur, kafshët më pëlqejnë. Do mundohem të krijoj jetën këtu, nëse edhe shteti na ndihmon. Ne kemi nevojë për rrugën dhe fuqi punëtore”, deklaroi i riu.
Pjesë e programit ishte edhe Kadri Matranxhi, i cili po ashtu është rikthyer në fshatin Çaj, pas disa vitesh emigrim. Prej më shumë se një viti ai është rikthyer nga Anglia, pasi jeta në emigrim nuk ishte në nivelet e duhura.
“Nuk do të shkoj më në Angli. Jetova atje 5 vite. Do të trashëgoj të njëjtën punë që kanë bërë të parët e mi. Këtu fitoj shumë mirë. Edhe pse kam shtëpi në Tiranë dua të jetoj në Çaj”, tha bariu.