“M’e jau da mengezin..me i kthye për mengez..”-Çka është ‘mengezi’ në kulturën blegtorale shqiptare?

Populli shqiptar karakterizohet me veçantësi të shumta kulturore, që e specifikojnë në raport me popujt tjerë përreth. Shumë elemente kulturore që i përkasin traditës shqiptare ndërlidhën ngusht me mënyrën e jetesës dhe rrethanat sociale të kohës. Ka shumë zakone dhe tradita që kanë lindur dhe u janë përshtatur, vendit ku është jetuar dhe vepruar, pozitës soicio-ekonomike, klimës por edhe fenomeneve natyrore.

Ta zëmë shqiptarët në të kaluarën bënin shumë veprime imitative, rituale të ndryshme në rast të mungesës së shiut, ose në raste kur kishte shirave të rrëmbyeshëm dhe me breshër. Kishte edhe rituale të ndryshme imitative për mbrojtje dhe mbarësi, që bëheshin në data të caktuara e posaçërisht në kohën e ndrrimit të stinëve, solsticëve, ekujnokseve dhe datave tjera përgjat kalendarit vjetor. Pasiqë tek shumica e shqiptarëve mënyra e jetesës nderlidhej me bujqësinë dhe blegtorinë, edhe të tilla rite dhe rituale nderlidheshin me to. Por në këtë temë nuk do të merremi me një rit apo riutal të veçantë, por një gjë interesante që gjeneratat e reja mendojmë se e kanë mjaft të vështirë ta dinë se për çka bëhet fjalë, e ndoshta as si fjalë rrallë kush e ka dëgjuar. Bëhet fjalë për ‘mengezin’.

‘Mengezi’ është një veprim që bëhej në kulturën blegtorale shqiptare dhe fillohej të bëhej në një ditë shumë të veçantë në traditën popullore shqiptare, në ditën e ‘Shingjergjit’. Kjo ditë sipas kalendarit popullor shqiptar shënjohej si dita e ‘Kryevitit’ dhe fillimi i stinës së verës.

Shëngjergji ishte festë pothuajse në të gjitha trojet e banuara me shqipëtar. Edhe në atë ditë feste kishte shume rituale që lirisht mund të themi që kishin rrënje pagane e që ndërlidheshin ngusht me mënyrën e jetesës së popullit shiqiptar.

Me fillimin e stinës së verës që sipas kalendarit popullor, konsiderohej që fillonte me datën 6 maj, dita ishte më e gjatë dhe moti fillonte të ngrohej në shumë. Duke marrë parasysh këto rrethana, edhe ‘mengezi’ fillonte të aplikohej që nga kjo ditë, thuhej “me jau da mengezin…me i kthye për mengez ..”.

Pra me fjalën ‘mengez’ kuptojmë: – kur bariu shqiptar e dërgonte bagëtinë në kullosa, fillonte që në ditën e Shëngjetgjit në mesditë të i kthente bagëtinë në shtëpi për të pushuar, thuhej “për ti ikë zhegut-nxetit..”, dhe i dërgonte prapë në kullosa pasdite, kur kalonte koha më e nxehtë e ditës. Në këtë mënyrë veprohej deri në fillimin e stinës së dimrit (sipas kalendarit popullor), dhe shënohej si dita e Sh’mitrit. /Trungu & InforCulture

Scroll to Top