Qëndron afër trupit të pajetë të Licit, kush është personi i tretë që ndodhej në makinë në momentin e atentatit?
Një person i tretë i kapur nga kamerat e sigurisë ka shtuar misterin lidhur me atentatin e përgjakshëm ditën e djeshme në Shkodër ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe qytetarja Flutura Bushi.
Personi i tretë dyshohet se ka qenë me Licin e Bushatin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas atentatit. Ai shfaqet i veshur me bluzë, xhaketë e pantallona të zeza.
Sipas dëshmitarëve, ai është parë duke u dhënë ndihmë dy viktimave të atentatit ndërsa pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes ai nuk ka qenë aty. Ka dyshime se ai ka qenë në makinën me targa kroate që drejtohej nga Lici.
Ky i fundit dhe Bushati u qëlluan me breshëri teksa udhëtonin me një mjet tip “Mercedes-Benz” në zonën e Dobraçit. Lici humbi jetën në vend ndërsa Bushati u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë në mbrëmje.
Pak më vonë, në zonën e Grudës u gjet i djegur një makinë që dyshohet se është përëdorur nga atentatorë.
Bashkë me Licin e Bushatin humbi jetën edhe Flutura Bushi, ndërsa i shoqi Bashkim Bushi është në gjendje të rëndë në spital. Ata po udhëtonin me një motoçikletë dhe janë përplasur nga makina që doli jashtë rruge pas atentatit.