Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën prindërit e Alban Bushit/ Ngushëllime
Një tragjedi ka tronditur familjen e teknikut të Kombëtares së futbollit U-21, Alban Bushi.
Mësohet se prindërit e Bushit kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Veria të Greqisë ditën e djeshme. Në aksidentin tragjik kanë humbur jetën babai i ish-futbollistit kuqezi, Ali Bushi (73 vjeç dhe nëna e tij, Bukurije Bushi (71 vjeç).
Mësohet se automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga babai i Bushit është përfshirë në një aksident në rrugën “Egnatia”, në aksin që lidh Verian me Selanikun.
Ka qenë një furgon i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis që ka përplasur makinën me targa shqiptare AB 454 GF, duke i shkaktuar vdekjen Ali dhe Bukurije Bushit. I plagosur lehtë ka mbetur shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.