Nga shoferi personal, te 80-vjeçarja me kullë – Juristi zbulon ku i kanë fshehur pasuritë çifti Meta-Kryemadhi: Monika është më e rrezikshme

Juristi Romeo Kara, zbuloi se ku i kanë fshehur pasuritë çifti Meta-Kryemadhi. Sipas juristit, çifti Meta-Kryemadhi kanë zgjedhur që pasuritë e tyre t’i shpërndajnë te njerëzit që kanë pranë, si familjarët, miqtë dhe gangsterët me të cilët bashkëpunojnë.

“Pasurinë e kanë fshehur te gangsterë me të cilët bashkëpunojnë. Ke fisi i tyre me kuç e me maç, me prona gjithandej, te bashkëpunëtorët e tyre. Ju si Pamflet keni folur për shoferët e tyre që kanë, jo vetëm shoferët por edhe plakat e shtëpisë nga 80 vjeç po bëjnë kulla.

Para pak ditësh keni bërë një shkrim për një nga shoferët e tij, që ka supermarkete dhe firma të mëdha. Ka blerë firmën disa mijëra euro, plaka 80 e ca vjeç. Ça janë këta s’janë pastrim parash? Unë mendoj se këta kanë shkuar përtej asaj dhe nuk dinë ku ta çojnë paranë. Edhe maces i kishin bërë 4 tualete”, tha juristi për emisionin “Të pashoq”.

Kara ka folur ldhe idhur me vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, ndërsa për Monika Kryemadhin dhe dy bashkëpunëtorët Piro Xhixhon dhe Ema Çokun u vendosën masa më të lehta “detyrim paraqitje”.

Kara kundështron vendimin për Monikën teksa shprehet se SPAK duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e saj dhe të ndryshojë masën e sigurisë.

SPAK caktoi arrest me burg për Ilir Metën ndërsa për Kryemadhin detyrim paraqitje. Njëjtë dhe për dy bashkëpunëtorët e tyre, mikesha e Kryemadhit dhe babai i Erisa Xhixhos. Pse ky vendim? Monika së fundmi e ka marrë dhe në mbrojtje Metën edhe pse janë të divorcuar.

Romeo Kara: Ajo tha një fjalë, pse kush është Ilir Meta ta kapin ashtu? Këta quhen patriot të vetvetes dhe këta bëjnë konfliktin. Po të shohësh për mënyrën e saj, ajo e ka shqetësimin për bashkëshortin e saj. Unë do ta këshilloja të mos fliste dhe të mbante qëndrimin që mbante sepse kështu i hap më shumë probleme vetes. Edhe ajo kërcënoi. Nga kërcënimi që bëri ajo, po të ketë këtu organ akuze 1%, kujt i thotë ajo “motër fucker”, me theks londinez? Edhe të vjedhin këta, edhe nuk duan ligj, bëjnë dhe karshillëk.

Unë mendoj që atë nuk duhet ta kapë darka e lirë. SPAK ka bërë gabim, ajo është më e rrezikshme. Ti heqin mandatin, nëse ajo vazhdon e bën këtë. Sepse këta do mbrojnë njëri-tjetrin, i trajtojnë njerëzit si skllevër dhe të dy do t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ata janë çifti më kompetitiv në krim, kanë konkurruar dhe bashkëpunuar në krim. Çuditë e tyre nuk kanë fund.

Ndarja e tyre është reale apo strategji?

Romeo Kara: Nuk ulëras në familjen time politike apo personale, edhe nëse do të ketë ndarje. Unë mendoj që aty ka një natyrë baxhellash në gjithë bandën e tij politike që sot mundohen ta nxjerrin hallin e Metës si hallin e gjithë Shqiptarëve. Ne po shohim një shpresë që ky vend mund të bëhet dhe që ky sundim mund të bjerë. Ndarja nuk më intereson. Monika ka thjesht një fije dinjiteti më shumë se Ilir Meta.

E shihni të gabuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Kryemadhin?

Romeo Kara: Po, burgu i grave ka alamet vajzash të bukura. Të shkojë atje ta bëjnë edhe më të bukur sesa është.

Scroll to Top