6 gjuhë të vdekura në të cilat bazohen shumica e fjalëve që përdorim
Shumica e termave sot i kanë rrënjët në gjuhë të vdekura, të cilat nuk përdoren më. Për shembull, pjesa dërrmuese e fjalëve që përshkruajnë njohuritë dhe teknologjinë e sotme e kanë origjinën nga greqishtja e lashtë. Ka shumë gjuhë që fliten në mbarë botën. Në fakt, këto gjuhë përcaktojnë qytetërimet, shoqërinë, kulturën dhe shumë fusha të tjera.
Latinishtja
Latinishtja, e cila ka një histori të rrënjosur thellë, ishte ndër gjuhët më të pasuruara. Kjo gjuhë, fillesat e të cilës regjistrohen që nga periudha e Perandorisë Romake, zgjeroi përdorimin e saj në rajonet bregdetare të Mesdheut perëndimor të Evropës dhe Afrikës. Pavarësisht se sot është një gjuhë e vdekur, latinishtja arriti të kryesonte si një gjuhë e preferuar për librat dhe romanet e mëdha të asaj kohe. Me rënjen e Perandorisë Romake, latinishtja pësoi humbje të ngadalta duke filluar nga shekulli VI, për të zvogëluar ndjeshëm famën dhe përdorimin e saj, të ndikuar nga rrethana të ndryshme. Më e rëndësishmja prej tyre renditet struktura gramatikore komplekse.
Megjithëse latinishtja është një gjuhë e vdekur sot, 60% e fjalëve angleze vijnë nga latinishtja. Për këtë arsye, ende mund të dëgjosh shumë fjalë me origjinë latine në jetën e përditshme, veçanërisht në komunitetin shkencor. Për më tepër, gjuhë të tilla si portugalishtja, italishtja dhe frëngjishtja janë të bazuara në latinisht. Sidoqoftë, në ditët e sotme latinishtja ende gjen përdorim si gjuha kryesore e një shteti: Vatikani.
Sanskritishtja
Sanskritishtja, një gjuhë fetare e xhainizmit, budizmit dhe sikizmit, në fakt njihet si një gjuhë e nënkontinentit indian. Sanskritishtja, përdorimi i të cilës ka ndaluar, gjendet e shkruar vetëm në librat e shenjtë dhe e kënduar vetëm gjatë ritualeve fetare. Lidhja mes sanskritishtes dhe letërsisë indiane qëndron shumë e ngushtë. Në prapavështrim, libra si Ramama, Mohavharat, janë shkruar në sanskritisht. Populli Indian, në fakt e njeh dhe beson këtë gjuhë si gjuha e Zotit.
Ashtu si latinishtja, sanskritishtja vazhdon të përdoret edhe sot, ndonëse mjaft me kursim. India ishte një vend nën kontrollin mysliman në shekullin XI. Mirëpo, pas një kohe, sundimtarët myslimanë shfuqizuan gjuhën sanskrite dhe e zëvendësuan atë me gjuhën arabe, perse dhe turke. Më vonë, e ndjekur nga sundimi britanik, përdorimi i gjuhës sanskrite u zvogëlua nga gjuha angleze. Kështu sundimtarët e njëpasnjëshëm u përpoqën në zhdukjen e sanskritishtes duke ia arritur qëllimit me kalimin e kohës. Në fakt, monarkët nuk janë e vetmja arsye pse sanskritishtja po vdes. Sanskritishtja është një gjuhë shumë komplekse ashtu si dhe latinishtja. Është mjaft e vështirë për tu lexuar dhe kuptuar, dhe duhej të ishe një person mjaftueshëm i ditur që të mund të flisje këtë gjuhë. Edhe sot, mësimi dhe zotërimi i saj merr mjaftueshëm kohë.
Gjuha koptike
Koptishtja njihet si gjuha e parë e krishtërimit dhe përdoret sot si gjuhë egjiptiane. Gjuha, e cila është një kombinim i gjuhëve hieroglifike, demologjike dhe hieratike, në fakt u frymëzua nga alfabeti grek. Koptishtja është një nga gjuhët që ka poezinë dhe zhanrin e vet letrar.
Kur i drejtohemi historisë së Koptisë, shohim se ajo së pari ia la vendin gjuhës arabe. Kjo gjuhë nuk u përdor siç duhet nga studiuesit dhe me pushtimin arab të Egjiptit në mesin e shekullit VII, gjuha kopte filloi të shuhej. Me një origjinë 1500-vjeçare, kjo gjuhë dalëngadalë po shuhej, por megjithatë, falë disa kulturave, kjo gjuhë përdoret si gjuhë kishtare për më shumë se 300 vjet.
Hebraishtja biblike
Hebraishtja biblike, e cila ka një strukturë krejtësisht të ndryshme nga gjuha hebraike, është një gjuhë që përdoret rrallë sot. Kjo gjuhë dikur njihej si gjuha zyrtare e izraelitëve. Në fakt, dihet se mësimi i saj jepet ende në disa shkolla publike të popullit Izrael. Hebraishtja biblike iu dorëzua gjuhës së rregullt hebraike pas një periudhe të caktuar.
Hebraishtja biblike, në fakt është një gjuhë shumë më e lehtë për tu përdorur sesa gjuhët e tjera të vdekura. Hebraishtja ka 100,000 fjalë, ndërsa hebraishtja biblike ka vetëm 8,000. Hebraishtja biblike fillimisht filloi të shuhej me shkatërrimin e Tempullit të Jerusalemit.
Greqishtja e lashtë
Greqishtja e vjetër, një gjuhë e përdorur nga filozofët më të mëdhenj të kohës. Ndërsa kjo gjuhë njihet si një nga gjuhët kryesore të qytetërimit perëndimor, shumica e termave anglezë sot vijnë nga gjuha e lashtë greke. Kjo gjuhë, e preferuar në shumë libra, përbën bazën për termat e sotëm që lidhen me informacionin dhe teknologjinë.
Kjo gjuhë, e cila filloi në shekullin e IX p.e.s, vazhdoi të përdoret deri në shekullin e VI. Më pas, ajo gradualisht ra dhe u bë një gjuhë e vdekur.
Akadishtja
Kjo gjuhë, e cila mori emrin nga Akadi, qyteti qendror i Mesopotamisë, është një nga gjuhët e lashta. Në fakt, kjo gjuhë nuk përdorej vetëm në kryeqytetin Akad, por bashkë me të popujt babilonas dhe kaldeas flisnin akadisht. E njohur si gjuha më e vjetër semite, kjo gjuhë është shkruar në kuneiform.
Gjuha akadiane u përdor shpesh në Mesopotami nga viti 2800 deri ne vitin 500 p.e.s. . Pas vitit 500 gjuha që zëvendësoi akadishten ishte aramaishtja, e cila shfaq një përngjasim të madh. Aramaishtja ishte shumë më e lehtë në përdorim, prandaj dhe arriti një parapëlqim më të lartë.