Hipokrizi/ Fero (Khatabi) del përballë “dreqërve t’larëm” të Shefqet Krasniqit
Që kur ka filluar reality show i njohur Big Brother VIP në Kosovë, ka pasur reagime të ndryshme edhe nga aspekti fetar. Shumë hoxhollarë të ndryshëm e kanë cilësuar si haram për pjesëmarrësit aty. Madje e kanë quajtur haram edhe për personat që e shikojnë.
Rreth këtij formati hoxha Shefqet Krasniqi i ka quajtur ata ‘dreqën të larëm’, teksa ka thënë se kushdo që e sheh këtë spektakël, ia bën argatin ‘dreqit’.
“O dreq i larëm është ai, mos ma përmend se për dreqen nuk ki çka flet. Kjo është kur ka thënë Naimi, mjerë vatani, mjerë mileti e mjërë atdheu, e mjerë feja e kombi, qeveria e shoqëria çka i ka gjete”, tha ai. Në një emision në radio, Krasniqi i ka quajtur ata ‘dreqën të larëm’, teksa ka thënë se kushdo që e sheh këtë spektakël, ia bën argatin ‘dreqit’.
“O dreq i larëm është ai, mos ma përmend se për dreqen nuk ki çka flet. Kjo është kur ka thënë Naimi, mjerë vatani, mjerë mileti e mjërë atdheu, e mjerë feja e kombi, qeveria e shoqëria çka i ka gjete”, tha ai.
Së fundmi në shtëpinë e Big Brother ka hyrë i njohuri Fero. Fero është ish reper i cili e braktisi muzikën për fenë islame.
Ai ka hyrë në shtëpi si person i njohur për të ju përgjigjë pyetjeve të banorëve.
“Me hi ne Big eshte haram, une kam ardh me ju udhezu juve, eshte haram sepse ka haram, ka perzirje mes meshkujve dhe fermave, ka zhveshje dhe nuk eshte e lejume”.
Ani pse në pjesën ku banorët kanë dalë para Feros, shihen vajzat e Big’ut, në fustana të shkurtë. Por kjo si duket nuk e ka penguar Feron, pasi ai u shpreh se i sheh si motra.