E veshur KUQ E ZI, sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka pranuar çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare” nga Opera Spanjolle XXI
E veshur me një fustan kuq e zi, sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka pranuar çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare” nga Opera Spanjolle XXI, ceremoni që është mbajtë në Madrid të Spanjës.
“Ndihem e privilegjuar per dashurine qe Spanja me ka dhene dhe me jep vazhdimisht. Shpresoj qe puna ime te frymezoje nje brez te ri i cili te vazhdoje te permiresoje boten me artin e vet. Rrofte muzika, rrofte arti, rrofshin artistet! ”, ka shkruar Ermonela Jaho.