Ndërpritet seanca për Metën e Kryemadhin në gjykatë, çka ndodhi?
Është ndërprerë seanca Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të tjerët, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë.
A2 CNN mëson se seanca do të rifillojë në 13:30, ndërsa avokatët kërkojnë të njihen me provat.
Ilir Meta shkoi rreth orës 09:00 të ditës së sotme drejt Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë. Ai u arrestua ditën e hënë te Kthesa e Kamzës dhe mbi të rëndojnë disa akuza.