Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politikë tashmë janë ose prapa hekurave, ose të arrestuar nga policia. Dhe ndërkohë që hidhen hipoteza dhe ngrihen konspiracione për goditjen e tyre, pamjet, me zë dhe figurë tregojnë qartësisht se kush e ka urdhëruar burgosjen e zërave më të fortë të opozitës.

I pari ishte Fredi Beleri. Kur Edi Rama pa se mbështetja ndaj Belerit në Himarë ishte përtej parashikimeve dhe se rrezikonte t’i ikte nga duart bashkia e Himarës, ai shpërtheu në fyerje, sharje dhe kërcënime të të gjitha llojeve. (video poshtë)

Dy netë para zgjedhjeve, Rama shkoi në emisionin “Opinion” dhe e përsëriti frazën, se do merrej personalisht me njerëzit që bënin fushatë për Fredi Belerin.

Nuk kaluan dy orë nga kërcënimi dhe në mesnatë, Beleri u vu në pranga nga forcat e policisë në një aksion që më shumë i ngjau një rrëmbimi se një arrestimi.

Tjetër trajtë pati persekutimi i Ervin Salianjit, që kishte denoncuar vëllain e Fatmir Xhafajt si trafikant droge.

5 vite u sorollat deputeti dyerve të gjykatave, dhe ishte vendimi përfundimtar i Apelit ai që, për habinë e të gjithëve, e mori dhe e kyçi në qelitë e burgut të Fierit.

Askush në rrethin e Salianjit, as Salianji vetë, nuk e kishte besuar se do të mbyllej 1 vit brenda 4 mureve si kriminel. Por, Rama i kishte thënë në Parlament të bënte kujdes. (video poshtë)

Ndërsa për krerët e opozitës së tij, Edi Rama u shpreh shkurt, pastër dhe qartë. Ia kërkoi SPAK-ut ti hetojë, sepse siç tha vetë në pamjet më poshtë, durimi po i sosej.

Nga kjo deklaratë e datës 7 maj 2022, çfarë kërkoi Rama ka ndodhur. Sali Berisha ka 10 muaj në arrest shtëpie në pritje të gjyqit, Ilir Meta u rrëmbye në mes të ditës me dhunë nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

©Lapsi.al

Scroll to Top