Sipas Kanunit çfarë ndodhte me gruan nëse në familje nuk kishte trashëgimtarë meshkuj?
Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte e drejtë doksore apo normë ligjesh dhe rregullash të pashkruara që funksonoi si normë juridike tek shqiptarët dhe të gjithë duheshin t`i përmbaheshin atij.
Në familjet ku nuk lindte një mashkull apo që mbeteshin pa meshkuj, një nga grate behej burre. Zgjedhja e konvertimit – duke bërë një betim para këshillit të pleqve – e kthente gruan në “burrneshë”. Nga betimi e me mbas, trajtohej njësoj si burrë. Por çmimi për te paguar ishte refuzimi i dashurisë dhe i jetës martesore. Shkaqet kryesore të transformimit të rolit social të gruas ishin:
– Kur në familje nuk kishin një trashgimtar mashkull një nga femrat e familjes bëhej burrneshë për trashëgimin e pasurisë.
Këto dhe shumë aspekte tjera, përcaktojnë rolin e gruas sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit si një nga rolet më të shkelura e nënshtruara.
Të drejtat e saj ishin shumë të pakta, ndërsa jetonte e punonte sipas asaj që i përcaktonte burri i saj.
Edhe e drejta për shkollim dhe punë ishte komplet e mohueshme, dhe gruaja as nuk guxonte ta qonte nëpër mend që të sillej e vetme nëpër rrugë, shkollë apo punë.
Ajo sipas Kanunit duhej ta ruante nderin e burrit dhe të kujdesej për të dhe familjen e tij.