Ndahet nga jeta Fetullah Gulen, kundërshtar politik i presidentit turk Erdogan!

SHBA- Ndahet nga jeta Fetullah Gulen. Gulen u shua në moshën 83-vjeçare. Lajmi u publikua nga “Herkul”, një faqe e afërt me predikues, dhe u mor nga mediat kryesore turke.

I njohur si kreu i lëvizjes FETO apo ndryshe “Gulen”, me shtrirje edhe në Shqipëri, Gulen vdiq në Pensilvani. Aty jetoi pasi u transferua në SHBA në vitin 1999, pa u kthyer më në Turqi, raporton “La Repubblica”.

Kreu i një vëllazërie fetare me miliona ndjekës, Gulen ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy ranë në konflikt dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës.

Kreu i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, dikur ka qenë edhe aleati i presidentit Erdogan, derisa lëvizja e tij mori rrjedhë tjetër dhe u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja.

Lëvizja e tij u bë ‘mollë sherri’ edhe në Shqipëri, deri edhe tek përurimi i xhamisë së madhe të Namazgjasë ditë më parë, ku u desh që në ceremoni të mos merrte pjesë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, pasi cilësohej si pjesë e lëvizjes “guleniste” dhe të zëvendësohej nga myftiu i Tiranës.

Scroll to Top