VIDEO: “Udhëheqësi i popullit tim Enveri”, kur Ismail Kadare thumbonte Enver Hoxhën
Dokumentari i prodhuar para vitit 1992 me titullin « Gjirokastra » mbetet një perlë e fshehur për të gjithë kinefilët shqiptarë.
Me skenar të Ismail Kadaresë dhe me regji të Gëzim Erëbarës dhe me operator Dhimitër Anagnostin ai bën një panoramë të plotë të qytetit jugor të Gjirokastrës dhe historisë së tij. Deri këtu gjithçka në rregull. Përveç faktit që shkrimtari i madh Ismail Kadare ka shkruar dhe skenare dokumentarësh nuk ka asgjë të re.
Surpriza vjen në minutën e 9-të dokumentarit ku folësi thotë “në këtë vend ishte shtëpia ku lindi udhëheqësi i popullit tim Enveri” pas disa sekondave për statujë e çpuar të Çerçiz Topullit.
Një batutë e bukur kjo e shkrimtarit tonë të madh që nuk e ka humbur sensin e humorit as në kohët më të vështira duke e dhënë dhe portretizuar figurën e Hoxhës pa mbiemër dhe sikur të ishte një njeri i zakonshëm, duke e antropomorfizuar atë nepërmjet humorit. Sikur themi ne zakonisht nëpër biseda familjare kafenesh “çuni i Entelës” apo “baxhanaku i Sadedinit”.
Duke provuar edhe njëherë që aludimet për të në lidhjet e tij me regjimin komunist ishin shumë të largëta dhe nuk shkonin më shumë se lidhjet e zakonshme shkrimtar-dikaturë.
@gazetatema “Udhëheqësi i popullit tim Enveri”/ Kur Kadare thumbonte Hoxhën #lajmeshqip #lajmetefundit #viralvideos