Publikohen pamjet, ja momenti i sherrit mes dy efektivëve (Video)
Publikohen pamjet kur efektivët e policisë konfliktohen me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre rezulton të jetë gjithashtu efektiv i “Shqiponjave” në DVP Vlorë.
Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shihet që dy vëllezërit ndodhën në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë. Pas debatit mes tyre ka nisur edhe përplasja fizike.
Sipas njoftimit të policisë shqiponjat e Tiranës kanë konstatuar dy personat duke debatuar me njeri-tjetrin dhe në këtë moment janë afruar 3 efektivet e Tiranës.
Efektivët e policisë i kanë kërkuar që të prezantoheshin se kush ishin duke iu treguar se do ti shoqëronin në polici për verifikim. Njëri prej tyre ka treguar se është efektiv në Vlore dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë.
Sipas deklarimeve të para nga ana e familjarëve të punonjësit të policisë së Vlorës kanë deklaruar se ndaj tyre ka pasur ofendime në momentin e shoqërimit.
Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një ish drejtues policie për të cilën ka tentuar të qetësojë situatën, por pa rezultat.
Për këtë ngjarje AMP ka nisur hetimet për veprimet e punonjësve.