Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Albin Kurti, duke e vlerësuar atë ëpr ftesën që ia bëri për takim.
Ajo ka thënë se ka 12 vjet që pret një ftesë nga një politikan nga Kosova, duke thënë se nuk iu kujtua askujt që një grua në Sanxhak e don Kosovën.
“Prej dymbëdhjetë vitesh kam pritur ftesën e të paktën një politikani nga Kosova, i cili mbante poste të larta në të njëjtin shtet. Askujt nuk iu kujtua se në Sanxhak ka një grua që e do Kosovën më shumë se veten. Asnjëherë nuk u kujtuan të thoshin, edhe pse më kishin parë përmes intervistave, në të gjitha portalet e Kosoves, nuk u kujtuan për të paktën 10 minuta të më thërrisnin të paktën si një shenjë respekti si grua që jeton për Kosovën,si grua që lufton per kombin Shqiptar,per gjuhen shqipe”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Kurti ka ndihmuar komunat në Sanxhak e ka pritur personalitete nga Sanxhaku.
“A e dini ndryshimin mes jush dhe z. Albin Kurtit? Fakti që gjatë periudhës së koronës ka ndihmuar financiarisht komunat në Sanxhak. Njeriu që priti mu personalisht katër herë brenda një viti. Njeriu që priti 17 persona nga Sanxhaku dhe që premtoi se nuk do të na linte vetëm.I njëjti njeri që përqafoi çdo njeri atë ditë, kur fëmijët e Sanxhakut ende nuk e besojnë se ai është Albin Kurti, i njëjti njeri që është i rrethuar si më i keqi, i njëjti përqafon fëmijët e Sanxhakut si fëmijët e tij”.
Po ashtu, ka deklaruar se po rreshtohet me zemër e shpirt me Albin Kurtin dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.
“E di që është e vështirë për individët ta lexojnë këtë, por po shkruaj vetëm të vërtetën, të vërtetën që do të lëndojë shumë njerëz. Unë nuk jam anëtar i asnjë partie në Kosovë, edhe pse një parti e kam dashur me zemër e me shpirt prej vitesh, por e njëjta parti dhe kryetari i tyre nuk kanë denjuar asnjëherë të më ftojnë. Dhe po, që nga ajo ditë me zemër dhe me shpirt do jem me z.Albin Kurtin dhe partinë e tij Vetëvendosje”, ka thënë ajo. /Gazeta Express