VIDEO/ “Më divorcoi bashkëshorti për një kredi”, gruaja heroinë e Përmetit: Sot…!

Në Përmet gazetarja, Rudina Muça gjeti dhe një grua e cila asnjëherë nuk ndaloi së ëndërruari.

Entela Çopoku, në moshën 50 vjeçare u divorcuar nga bashkëshorti i saj vetëm se ajo kërkoi të merte një kredi për të hapur punishten e saj të zahirave.

Por ndryshe nga Entela e cila kërkonte të guxonte për një të ardhme ekonomike më të mirë, ai kërkoi të largohej përgjithnjë nga jeta e saj.

Pavarësisht kësaj Entela ia doli e vetme dhe sot ajo thotë se është krenare për veten dhe modelin e mirë që ofron si grua. Gruaja e zahirëve tregon se pavarësisht kësaj ngjarje ai është një baba i mirë për fëmijët e mi.

Gazetarja, Rudina Muça: Sa vjeçe je martuar ?

Entela Çopoku: Unë jam martuar 20 vjeçe.

Gazetarja, Rudina Muça: Bashkëshorti të mbështet?

Entela Çopoku: Bashkëshorti! Jo, jam e divorcuar pre 3 vitesh.

Gazetarja, Rudina Muça: Përse çfarë ndodhi?

Entela Çopoku: Eh, për punën e kësaj punishte, që të hapësh diçka do para, unë nuk I kisha dhe I thash do I drejtohemi bankës që të marrim një kredi e më pas të hapim diçka tonën. Dhe ai nuk e kishte këtë guxim më tha më mirë ti shiko punën tënde dhe unë timen, që mos të kemi debate. E kështu u divorcuam.

Gazetarja, Rudina Muça: Për një kredi u divorcuat, dhe sot ja ku jemi, ti ia dole.

Entela Çopoku: Po, unë ia dola dhe vajza ime është shumë krenare për mua.

Gazetarja, Rudina Muça: Jeni takuar më ?

Entela Çopoku: Jo, por tani që jemi bërë më një nipçe të vogël, besoj se do shihemi.

Gazetarja, Rudina Muça: Do ktheheshe më tek ai nëse do ta kërkonte?

Entela Çopoku: Jo, jo unë e kam mbyllur atë kapitull, tashmë po jetoj ëndrrën time.

Scroll to Top