Studimi për kafkat e shqiptarëve që rrëzoi racizmin, Akademia e Shkencave nderon antropologun zviceran Eugene Pittard

Një studim i kryer mbi kafkat e shqiptarëve krahasuar me ato të ilirëve, nga antropologu zviceran Eugene Pittard ka ndryshuar qasjen ndaj popullsisë dhe ka rrëzuar teoritë raciste. Antropologu Aleksander Dhima tregon detajet.

“Argumentoi me fakte shkencore e antropologjike, unitetin e homogjenitetin e popullit shqiptar. Kjo i shërbeu si argument në Lidhjen e Kombeve për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Ishte koha që vijonin teorite raciste. Duke krahasuar kafkat që mori nga koleksioni i Jezuitëve në Shkodër me kafkat e Gjirokastrës, Voskopojës e Elbasanit. Nga Shkodra në Gjirokastës, kafkat shqiptarë kanë pak a shumë të njëjtin profil antropologjik”.

Të dhënat u diskutuan në Akademinë e Shkencave në një takim për Pittard, në kuadër të rizbulimit të figurës së tij dhe ndihmës shkencore e humanitare në vitet 20, përfshirë zbulimet arkeologjike.

“Me gërmimet që bëri në shpellën e Trenit hapi serinë e kërkimeve në fushën e prehistorisë dhe ka qenë jashtëzakonisht i saktë se ka përcaktuar kronologjinë e shtresave më të ulëta të banimit në neolitin e hershëm te Shpella e Trenit”, tha Neritan Ceka

“Ai ka themeluar muzeun etnografik në Gjenevë, sot ne punojmë në gjurmët e njerëzve si Pittard.

Ai ka gjetur qeramikë në Prespë dhe e njihte sitet nënujore. Jam shumë i lumtur që 100 vite pas tij ne kemi nisur gërmimet në Lin”, tha arkeologu zviceran, Albert Hafner.
Eugene dhe Helene Pittard janë vlerësuar për ndihmën e dhënë Shqipërinë në vitet ‘20.

Scroll to Top