Ky është amerikani që refuzoi të evakuohet nga Florida: Zoti më tha “merr një varkë” dhe … (Video)

Një amerikan i cili ka vendosur të qëndrojë teksa qindra-mijëra të tjerë po largohen me shpejtësi nga uragani Milton, është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale.

Terrence Concannon, një i ri nga Florida e ka dokumentuar jetën Joe, i njohur edhe me pseudonimin “Togeri Dan” për shkak të ngjashmërisë me personazhin e filmit Forest Gump, duke mbledhur miliona shikime në TikTok, teksa ka refuzuar të largohet duke thënë se do të qëndrojë në varkën e tij, në bregdetin e Floridas.

Vetë Terrence u mundua ta bindë Joe të largohej, por ai refuzoi si atë edhe forcat e policisë. Joe i ka mbijetuar më parë uraganit Helene.

@terrenceconcannon

Lieutenant Dan is the man

♬ original sound – djsleeper

“Uji do të hyjë, do të rritet. Nëse jeni në tokë, do të përmbytet. Ju rrezikoni të mbyteni. Unë jam në një varkë, kështu që varka ngjitet me ujë … është me të vërtetë vendi më i sigurt për të qenë, në varkën time”, tha Joe.

Në një video tjetër ai thotë se Zoti i tha të merrte një varkë dhe të jetonte në të. “Ai më mbron. Unë jam në formë të mirë. Nuk po djersitem”, shtoi ai.

Uragani Milton konsiderohet si një prej stuhive më të rrezikshme të shekullit të fundit, me erëra deri në 230 kilometra në orë dhe reshje që pritet të shkaktojnë përmbytje katastrofike.

Scroll to Top