Krim i rëndë në qytetin shqiptar! Babai vret vajzën dhe bashkëshorten, plagos edhe djalin
Një ngjarje makabër është regjistruar ditën e sotme (8 tetor) në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut. Një burrë 50 vjeçar me inicialet R.SH ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare dhe vajzën e tyre e cila ishte e mitur vetëm 4-vjeçare.
Gjithashtu, ai ka plagosur rëndë djalin e tij 9-vjeçar, i cili momentalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ajo që ka gjetur trupat e pajetë të 36-vjeçares dhe vajzës së mitur, ka qënë gjyshja e kësaj të fundit.
Ajo ka shkuar në banesën e së bijës pasi vajza nuk i kishte hapur telefonin pas disa thirrjesh. Sapo ka kuptuar çfarë kishte ndodhur, ajo ka telefonuar Policinë.
Njoftimi i policisë së RMV:
Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.
Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.