“Kur dashuria bëhet akt heroik”, nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet

Një stuhi e fortë shiu goditi Bosnjën së fundmi, duke përmbytur qytete, duke mbyllur rrugë dhe duke lënë shtëpi pa energji elektrike.

Ndër tjera, nga përmbytjet kanë mbetur të vdekur dhjetëra persona dhe shumë të tjerë ende të pagjetur.

Por, historia që po fiton vëmendje të madhe në rrjete sociale tani është ajo e Lejla Zalihiqit nga fshati Butorovic Polje afër Konjiqit të Bosnjës e cila notoi tre kilometra gjatë përmbytjeve katastrofike vetëm për të shpëtuar jetën e vajzës së saj.

Bëhet e ditur se historinë e Lejlas e ka ndarë një imam xhamie nga Donja Jabllanica në mediat boshnjake.

“Lejla ka notuar tre kilometra gjatë përmbytjeve katastrofike që goditën pjesë të Bosnjës. Gjatë kaosit që mbretëroi, vajza e saj 13-vjeçare ra në përrua dhe më pas u mor nga përroi pothuajse tre kilometra larg. Por, Lejla e ka ndjekur menjëherë, është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë dhe ka notuar dhe ka arritur ta shpëtojë. Thjesht, një heroinë femër”, deklaroi imami.

Siç raportohet, nëna është shtruar në spital, ndërsa vajza e saj ndodhet e sigurt.

Scroll to Top