Kujtoni se e keni ditur?!Epo ky është shqiptari më i njohur në botë…
Ju mund të mendoni shumë emra për shqiptarin më të njohur në botë. Duke filluar nga Bebe Rexha e Dua Lipa, duke vazhduar tek Lorik Cana dhe tek Igli Tare e Xherdan Shaqiri por edhe tek milionerët shqiptarë nëpër botë… poor, asnjëri prej tyre nuk është shqiptari më i njohur në botë.
Shqiptari më i njohur në botë është nga Tetova dhe është kuzhinier.
Bëhet fjalë për Rene Rexhepin, shqiptarin e vetëm që ka qenë në kopertinën e revistës prestigjioze “The Time” magazinë. Ky është kriteri i vendosjes së epitetit si shqiptari më i njohur në botë.
Rene Rexhepi është nga Xhepçishti i Tetovës, pronar i restorantit Noma në Danimarkë.
Zyrtarisht, restoranti i tij noma është zgjedhur si restoranti më i mirë nga ëorld’s Best Restaurants magazine në vitin 2010, 2011, 2012, 2014 dhe në vitin 202.
Kuzhinieri Rexhepi është lindur dhe rritur në Danimarkë në vitin 1977. Babai i tij AliRami Rexhepi ka migruar në Danimarkë ku ka takuar Hanen nga Kopenhaga.
Rene është i martuar dhe jeton me Nadine Rexhepin, njejtë kuzhiniere nga Danimarka.
Në vitin 2012 Rene është zgjedhur si njeriu me më ndikim në botë nga TIME magazinë, ku edhe është shfaqur në kopertinën e kësaj reviste prestigjioze ndërkombëtare.
Rene për gazetën belge Haut De Gamme thotë se pasionin për gatim e ka nga familja e tij në Xhepçisht ku ushqimi hahej në rregull dhe gatuhej shëndetshëm. “Mua nuk më pëlqente ushqimi i fëmijëve danez në shkollë. Ata ushqeheshin me ushqim nga mikrovala dhe me ushqime të shpejta” tha mes tjerash Rene, duke treguar se prej nga lindi nevoja, ideja dhe inspirimi për të hapur restorantin e tij.
Restoranti noma është restorant ku ushqimi shërbehet në formë nordike dhe për të rezervuar atje duhet të zënë vend disa muaj më herët.
Kur u pyet ku është më mirë a këtu a atje, Rene Rexhepi thotë se më shumë i pëlqen jeta në Xhepçisht, në mesin e familjes, rrethit dhe njerëzve, në krahasim me jetën në një banesë në Danimarkë.
Karrierën e nisi tek restoranti i quajtur Pierre Andre në Kopenhagë, ku kishte shkuar të mësojë rreth punës në kuzhinë. Pas shumë punëve nëpër kuzhina të ndryshme, ai e hapi lokalin e vet në vitin 2004 dhe prej atëherë gjithcka është histori. Noma është një kuzhinë e bazuar në ushqime të shijshme, të shëndetshme dhe të përbëra nga bimët e freskëta.
Kur jemi tek popullariteti i tij dhe restoranit të tij, mund të përmendim qindra cmime dhe përzgjedhje si më i mirë, dhjetëra dokumentare dhe filma për të, dhjetëra libra me receta dhe autobiografi nga autorë të ndryshëm. Mijëra artikuj të shkruar për të nga media të mëdha dhe cka është e rëndësishme, ai është përmendur në mijëra libra për gatim, si referencë.