Pankartë në Prishtinë: Të vdesësh për atdhe, sikur të rilindësh përsëri…
“Të vdesësh për atdhe, sikur të rilindësh përsëri” ishte reagimi i familjes së Afrim Bunjaku, polici i cili u vra në krye të detyrës nga një sulm në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.
Kjo frazë është vendosur sot në hyrje të qytetit të Prishtinës në Kosovë.
Afrim Bunjaku, 50-vjeç, baba i tre fëmijëve humbi jetën tragjikisht në veri të Mitrovicës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.
Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Ngjarja është dënuar ashpër nga ndërkombëtarët.
Top Channel