Paro Laçi: Berisha na veshi si ushtarë dhe na dha urdhër të rrihnim me shkopa gome nënat e viktimave të Tragjedisë së Otrantos

Paro Laçi dha dëshmi në Studio Live se si tragjedia e Otrantos me 86 viktima ndodhi prej një informacioni të gabuar të qëllimshëm dhënë shtetit italian, sikur në birgjet italiane po vinte një anjie me bandën e Zani Çaushit e armatosur, kur në fakt ishin familje shqiptare që po shkonin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Më pas nënat e viktimave po bënin një homazh duke ndezur qirinj në bulevardin përballë Hotel Dajtin. Berisha i jep urdhër gardës ku punonte në atë kohë dhe Paro Laçi që të dhunonin ato nëna, sepse nuk ishin nënat e viktimave por të dashurat e kriminelëve dhe të komunistëve.

Paro Laci: Vajza e Berishës e kalonte tek ‘Nikolino’ përballë Hotel Dajti (Shënim redaksional: Tiranë). Kur vinin të shkretat nëna dhe rroba të zeza për të ndez qiri, Sali Berisha na ka thirr, ne jemi vesh si ushtarak dhe i kemi rraf këto nëna vetëm se kanë ndezur një qiri. Janë fakte të pamohueshme. Kemi dalë dhe kemi rraf këto nëna të zeza. Qanin aty duke ndezur një qiri për viktimat e tyre, që ishin mbytur në det dhe nuk gjendej kufoma.

Ishin në shenjë proteste kundër Sali Berishës. Sali Berisha na u drejtua dhe na tha fjalë për fjalë se ‘Nuk janë asnjë familjar të viktimave.

Atëherë na është thënë Sali Berisha, shkoni rrifini. Kemi qenë të veshur me rroba me lara ushtarakisht. Na tha shkoni se janë të dashura… të ish socialistëve, e ish enveristëve. E ne morëm shkopinjt e gomës e fut e bjer kokës këtyre njerëzve. Fut e bjer këtyre gazetarëve. Është dhënë dhe në shtyp atëherë. Dhe këto urdhra i ka dhënë Sali Berisha. Për fat të keq unë kam qenë një nga këto që ka zbatuar këto urdhra.

Scroll to Top