VIDEO/ Restaurohet në 4K filmi “Kapedani”/ Xhevahiri i artit shqiptar, i paprekshëm për të gjithë brezat

Filmi “Kapedani” i është nënshtruar restaurimit në 4K duke u futur në arkivën e dixhitalizuar. Restaurimi dixhital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar restaurimin e këtij filmi si një xhevahir të paprekshëm për mediat.

“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat. Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”, shkruan Rama.

I realizuar në 1972 me regji të Muharrem Fejzo dhe Feim Hoshafi, filmi u dha këtë të martë (24 shtator) në nder të 88-vjetorit të lindjes së aktorit Albert Vërria (1936-2015).

Premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani” u mbajt si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF). Filmi u shfaq më 24 shtator 2024, ne Kinema Millennium, me titra në anglisht.

@gazetatema

Restaurohet në 4K filmi “Kapedani”, Rama: Xhevahiri i artit shqiptar, i paprekshëm për të gjithë brezat #lajmeshqip #lajmeteditës

♬ original sound – Gazeta TemA – Gazeta TemA

 

Scroll to Top