Historia e bektashinjve gjatë pushtimit osman dhe si e ndihmuan ata Gjuhën Shqipe!
Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në Dritare TV tregoi historinë e Kaninës dhe se si bektashinjtë kanë ndihmuar gjuhën shqipe gjatë perandorisë osmane.
“Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund te faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë q ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha. Ka shumë të ngjarë që ata erdhën këtu 20 ose 30 vjet pak para ardhjes së Evliya Çelebit. Tani, askush nuk e di saktësisht se ku ishte kjo teqe, por me shumë mundësi është në anën jugore të kësaj kalaje dhe ka qenë ndërtuar aty ku është sot teqeja e re. Në teqenë e re, është një varr, një varr shumë i rëndësishëm. Le të shkojmë ta shohim!
Për shkak se ata u persekutuan në pjesë të tjera të perandorisë osmane, ata u shpërngulën këtu dhe kjo është qendra e tyre. Por gjatë asaj periudhe te zgjimit kombëtar bektashinjtë mblodhën libra e i sollën këtu, lejuan të lexoheshin libra të gjitha të shkruara në gjuhën shqipe, gjë që ishte e ndaluar, prandaj ishin shumë të rëndësishëm në procesin arsimor të shqiptarëve. Ata gjithashtu janë tejet tolerantë ndaj feve të tjera dhe karakteri i popullit shqiptar është shumë i hapur, falës dhe tolerant ndaj besimeve të tjera. Ndaj bashkëjetesa e bektashinjve dhe e shqiptarëve është realitet. Në Shqipëri, ata me të vërtetë gjetën shtëpinë e tyre këtu”, tregoi fotoreporteri.
Po ashtu fotoreporteri tregon se si Koca Sinan Pasha strehoi në Shqipëri bektashinjtë që u persekutuan gjatë Perandorisë Osmane për shkak se ata u jepnin pozita të barabarta grave dhe burrave, e për këtë arsye u akuzuan për imoralitetet.
“Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund te faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë që ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha. Për shkak se ata u persekutuan në pjesë të tjera të perandorisë osmane, ata u shpërngulën këtu dhe kjo është qendra e tyre. Por gjatë asaj periudhe te zgjimit kombëtar bektashinjtë mblodhën libra e i sollën këtu, lejuan të lexoheshin libra të gjitha të shkruara në gjuhën shqipe, gjë që ishte e ndaluar, prandaj ishin shumë të rëndësishëm në procesin arsimor të shqiptarëve.
Ata gjithashtu janë tejet tolerantë ndaj feve të tjera dhe karakteri i popullit shqiptar është shumë i hapur, falës dhe tolerant ndaj besimeve të tjera. Ndaj bashkëjetesa e bektashinjve dhe e shqiptarëve është realitet. Në Shqipëri, ata me të vërtetë gjetën shtëpinë e tyre këtu”, tregon fotoreporteri britanik Robert Hackman në dokumentarin e DritareTV./dritare.net