Historia e Pirros, mbretit të Mollosëve, që me 20 elefantë mposhti romakët
Nga Valerio Massimo Manfredi
Pirro, Mbreti i Epirit, u bë i famshëm falë aventurës së tij luftarake në Itali, gjatë të cilës u përball me fuqinë në ngjitje të Romës. Epiri, që korrespondon me Shqipërinë e sotme dhe një pjesë të vogël të Greqisë, banohej në atë kohë prej Molosëve, një fis luftarak Ilir që përbënte edhe bërthamën e ushtrisë së tij.
Familja mbretërore përfshinte mbretëreshën Ilimpia, bashkëshortja e Filipit II të Maqedonisë dhe nëna e Aleksandrit III, që më pas u quajt “I Madh”. Në bazë të mitologjisë familjare, përcillej gojë më gojë se Pirro ose Neoptolemi, bir i Akilit, ishte rikthyer në Fria duke marrë me vete edhe skllaven Andromaka, vejusha e Hektorit. Peleu i moshuar e kishte refuzuar prej mizorive që kishte kryer natën e rënies së Trojës. Atëherë u transferua në Epir dhe aty lindi një fëmijë me Andromakën, që do të ishte mbreti i ardhshëm i Molosëve në Epir …