Kreshnik Spahiu: Fitorja e Edi Ramës në 2025, më e lehtë se fitorja e Enver Hoxhës në vitin 1945
Kreshnik Spahiu teksa bëri një analizë në Report TV të dy kampeve politike në prag të zgjedhjeve të 2025, bëri një krahasim ironik për opozitën, pasi sipas tij fitorja e Ramës do të jetë më e kollajshme se fitorja e ish diktatorit Enver Hoxha në 1945.
Dhe kjo sipas tij, pasi PD dhe opozita është konsumuar në luftën ndaj ndërkombëtarëve dhe drejtësisë.
“Si qytetar jashtë PS dhe PD është qasje e gabuar, ata që e kanë këshilluar në përplasje kanë bërë zgjedhjen e duhur. SPAK nuk ka fituar asnjë betejë me opozitën. Juridikisht drejtësia shqiptare e ka bilancin 0 me opozitën.
Nuk ka asnjë zyrtar të opozitës me vendim të formës së prerë, fajtor. Nuk ka humbur askush betejën. Janë në betejë por luftën nuk e kanë humbur. Politikisht kjo i ka sjellë dëm. Lexoj zgjedhjet e 2025 më të lehta se fitorja e Enver Hoxhës në 1945. Në 1945 vinte për herë të parë në garë elektorale.
Zgjedhjet e 2025 janë krejtësisht të lexueshme po të shikosh betejën politike me ndërkombëtarët dhe drejtësinë. Kemi një garë me disavanatazhe për opozitën dhe me 90% avantazhe për mazhorancën”, tha Spahiu