Bomba e Idajet Beqirit: Millosheviçi i dha Berishës 20 milionë dollarë që të shkatërrojë Shqipërinë!

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Intervista e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare bëri një deklaratë të fortë për Sali Berishës. Beqiri tregon se si Slobodan Milosheviçi i pagoi Berishës 20 milionë dollarë për të shkatërruar Shqipërinë.

“Po të lexosh ato 500 faqe akuzë ndaj Berishës, aty do të nxjerrësh konkluzione pafund. Kemi të bëjmë me njerëz që e morën drejtimin e Shqipërisë me mision të caktuar. Misioni i tyre ishte që ta bëjnë vendin përshesh. Domethënë të zbatojnë 100% planin e Millosheviçit që Shqipëria të bëhet vendi më i varfër i Evropës, që Shqipëria të varet nga armiqtë e saj, që mos ketë ekonomi, bujqësi, ushtri, arsim, kulturë, financa. Berisha ia arriti sepse nuk la gjë pa shkatërruar.

Millosheviçi erdhi si misionar në Shqipëri edhe solli Berishën në pushtet në vitin 1991. Madje e vuri edhe në krye të PD-së. Serbët e kanë thënë hapur. Ata thonë se kanë paguar 20 milionë dollarë për ta shkatërruar Shqipërinë. Kur iu kërkua Millosheviçit në Kuvendin e Serbisë që të tregojë ku janë 20 milionë dollarët që futi në Shqipëri ai tha: “Shikoni ka ngelur gjë atje, ka më ushtri? Çfarë doni më ju? Përveç kësaj kasaphane që ka ndodhur në atë vend?” 20 milionë janë një pikë ujë se janë zyrtare, po sa kanë ardhur në rrugë jozyrtare nga miqtë e betuar të kombit shqiptar….”, tha Beqiri në DritareTV./K.C/dritare.net

Scroll to Top