“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa deklarata, të cilat nxiten reagime. Ai kishte thënë para gjashtë vitesh përpara të pranishmëve se nuk jeni shqiptar, jeni myslimanë.
Ai këtë e kishte deklaruar në mbrëmjen e maturës së diplomuesve në një medrese në Luginën e Preshevës. Videoja ishte shpërndarë nga Bashkësia Islame e Preshevës përpara gjashtë vitesh, shkruan Insajderi.
“Çka nevojitet medresa në Preshevë. Para 33 vitesh kam qenë maturant i Aludin Medresës në Prishtinë. S’kam ditë asnjë fjalë në gjuhën shqipe. S’jam shqiptar, unë jam mysliman si edhe ju që jeni.
Na po bëjmë islamizimin e Sanxhakut, Bosnjës, Kosovës, Preshevës dhe Ballkanit. Ajo është qëllimi jonë. Qëllimi është islamizimi, kjo është shembull sistemi i edukimit, kjo është shembull. Kjo është ato që i kemi mësu prej hoxhallarëve të vjetër“, kishte thënë ai.
Deklarata e tij së fundmi është ri-aktualizuar, ku ka pasur një sërë kritikash ndaj tij.
Ndiqeni videon origjinale, ku hoxha Dudiq jep deklaratat kontroverse: