“Shihemi në Gjyq” – Vjehrra “zbulon” nusen: Është les..bike!
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Ka ardhur ai maskarai? Për ato varret që më ka prishur atje! Okej? Ia rregulloj unë sot atij!”, kështu shprehet Ziniu në këtë puntatë të parë të “Shihemi në Gjyq” në sezonin e ri të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Kjo deklaratë i habit të gjithë pasi në insertin e saj, Vasilika e bën të qartë se kërkon bashkëshortin i cili ka ikur nga shtëpia. Por ajo konfirmon se Ziniu nuk e di që e ka thirrur gruaja e tij në “Shihemi në Gjyq”.
- Ardit Gjebrea: Vasilika, Ziniu mesa duket nuk e di që je ti këtu, por thotë “ka ardhur ai maskarai”. Për cilin maskara e ka fjalën?
- Vasilika: Është një nga fshati.
- Ardit Gjebrea: Pra ai mendon që është ai dhe nuk të pret ty, ftojmë z. Zini!
- Sapo hyn në studio, Ziniu ngrin në vend kur sheh përballë tij nuk është bashkëfshatari, por gruaja.
- Zini: Ça kërkon këtu ti?
- Vasilika: Kam ardhur të di se ku je ti.
- Zini: Ça do ti nga mua, ça kërkon këut?
- Vasilika: Unë kam ardhur të di se ku je ti.
- Zini: Këtu jam në Shqipëri.
- Vasilika: Ke që në datën 12 korrik që ke ardhur, pse nuk kthehesh mbrapa? Si e kehallin?
- Zini: Kam hallet e mia edhe unë.
- Vasilika: Çfarë halli ke?
- Zini: Kam hallet e mia! Ti për çfarë më ke prurë këtu mua?
- Vasilika: Ma thuaj edhe mua çfarë halli ke se më përket të dëgjoj hallin tënd, kam 40 vjet martuar me ty!
- Zini: Nuk më turpëron dot mua këtu!
- Vasilika: Nuk të kam turpëruar!
- Zini: Për çfarë më ke prurë? Fol!
- Vasilika: Dua të di…
- Zini: Çfarë?
- Vasilika: Se për ç’arsye nuk kthehesh mbrapa?
- Zini: Do të kthehem kur të mbaroj unë. Kur të mbaroj unë do të kthehem në Angli!
Konflikti mes Vasilikës e Ziniut, çiftit që ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” shtrihet në disa vija. Në fillim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ziniu tha se arsyeja që prej 3 muajsh nuk kthehet në Londër janë varret e dy fëmijëve të ndjerë. Ai akuzonte një bashkëfshatar për prishjen e gardhit, por gjatë telefonatës së Eni Çobanit me të, u tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Kjo çështje nuk duhet shqyrtuar nga Ziniu, por nga komuna. Gjithsesi, ndryshe nga i shoqi, Vasilika ka një tjetër shqetësim. Si fillim, ajo ka dyshime për refuzimin e tij për t’u kthyer në Londër. Së dyti dhe kryesorja, është djali i tyre i madh.
Në vitin 2017, kur ai shkoi në Greqi, u njoh atje me një vajzë dhe vazhduan bashkëjetesën. Si fillim, nga bashkëjetesa lindi një vajzë e më vonë, e gjithë familja u shpërngul në Londër ku erdhi në jetë edhe një djalë.
Vasilika akuzon të shoqin se është faji i tij që e thirri të birin në Greqi për të hapur biznesin sepse nuk do t’u kishin ndodhur të gjitha këto. Në debat e sipër, lind edhe një konflikt tjetër, këtë herë mes Ziniut e Eni Çobanit. Ziniu fajëson ndërmjetësen se ka ndikuar në sjelljen e grave.
- Zini: Ka faj kjo këtu! Ti e ke fajin!
- Eni Çobani: Me mua e ke personalisht?
- Zini: Ti i bëre këto gratë kështu!
- Eni Çobani: Si i bëra gratë mo?
- Zini: Çakmak pa gur ishin gratë në kohë të Enverit, tani u fute dhe gurin ti, pap, u bënë çakmak! Me një fjalë të vogël…
- Eni Çobani: Në qoftë se ua kam vënë gurin, ua kam vënë tamam!
- Vasilika: Po dëgjo more burrë!
- Zini: Ika me duar në xhepa në Greqi!
- Eni Çobani: S’po të thotë gjë gruaja!
- Vasilika: Dëgjo mor burrë!
- Zini: Të bëra tri shtëpi e më hedh poshtë mua ti! Vetëm në Selanik ke tre, le ta marrin vesh të gjithë!
- Eni Çobani: Po mirë mo, bravo të qoftë, nuk po të themi gjë!
- Vasilika: Nuk po të hedh poshtë zotësinë tënde! Zotësinë tënde e hedh ti poshtë që braktis fëmijët! Ti e di që të ka ikur gruaja e djalit me dy fëmijë në Selanik?
- Zini: Ka ikur me pushime moj! A më the ka ikur me pushime?
- Vasilika: Kush tha që është me pushime?
- Zini: Ti!
- Vasilika: Kush tha ore burrë? Se me këtë sjellje që ke ti, nuk kisha guxim të ta thosha, prandaj kam ardhur në duart e Eni Çobanit sepse ti tregon gjoksin ore burrë!
- Zini: Andej jam unë!
- Vasilika: Nga je?
- Zini: Nga Vlora jam! Do t’i bie gjoksit derisa të jem gjallë!
- Eni Çobani: Bjeri gjoksit, por zgjidh hallet e familjes!
- Më në fund, pas shumë përpjekjesh dhe debatit të nxehtë, Vasilika arrin t’i shpjegojë të shoqit se bashkëjetuesja e të birit ka marrë dy fëmijët dhe ka shkuar në Greqi. Dy fëmijët janë me shtetësi britanike, por nëna e tyre ka marrë një avokat dhe ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Pasi ajo përfundon e lodhur, Ziniu i kthehet sërish Eni Çobanit.
- Eni Çobani: Të lutem, me çakmakët dhe me gurët sepse nuk mund të bësh krahasime të tilla!
- Zini: Ty të kam inat shumë!
- Eni Çobani: Më bën nder të më kesh inat dhe kujdes me malet e Gjirokastrës që i thua asaj se ta kesh për nder që e ke marrë nga malet e Gjirokastrës dhe e ke prurë në Vlorë!
Në debatin e nxehur me bashkëshortin e saj, Ziniun në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Vasilika i thotë se gjatë largimit të tij pa asnjë gjurmë nga Londra në Shqipëri, ka ndodhur një problem i madh.
Bashkëjetuesja e djalit të tyre të madh që është shtetase greke, ka marrë dy fëmijët dhe është larguar për në Greqi. Atje ka rënë në kontakt me një avokat për të zgjidhur kujdestarinë e fëmijëve, të cilët kanë nënshtetësi britanike.
Ziniu thotë se “e di ai si do të zgjidhet kjo”. Por Vasilika ka diçka edhe më të madhe për të thënë që i trondit të gjithë të pranishmit. Ajo akuzon nusen se i ka mashtruar të gjithë e sidomos djalin e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka pasur një lidhje tjetër sipas Vasilikës. Madje kjo e fundit thotë se si provë ka një letër që prej një viti e gjysmë nuk ia tregon askujt dhe në të ka mësuar diçka shokuese për ta.
- Vasilika: Ajo nuse na ka mashtruar!
- Ardit Gjebrea: Pse?
- Vasilika: Ajo nuse e ka përdorur djalin! Fëmijët e mi janë rritur nëpër dyert e Zotit dhe vënë zemrën kur dashurojnë!
- Ardit Gjebrea: Ju thatë që u dashuruan apo jo?
- Vasilika: Po! Vënë zemrën! Ai e dashuroi me zemër!
- Ardit Gjebrea: Po ajo?
- Vasilika: Ajo, e di sesi e dashuroi ajo? E dashuroi që ta rripte! Të mbulonte veten e saj! Bashkë me ata prindërit e saj! Të hap barkun unë këtu, që ai nuk i di prandaj flet kështu ai! Kam një vit e gjysmë që kam letrën në sirtar dhe s’ia kam treguar as burrit, as djalit, as çupës dhe as dy djemve të tjerë! Përse? Që mos të vinte nga mua!
- Ardit Gjebrea: Për çfarë letre bëhet fjalë?
- Vasilika: Ajo letër flet që ka tjetër!
- Ardit Gjebrea: Kush?
- Vasilika: Nusja.
- Ardit Gjebrea: Ah, kishte një të dashur tjetër?
- Vasilika: Po.
- Zini: Çfarë thua ti o Vasilika? Ke gjetur letër para një viti e gjysmë?
- Ardit Gjebrea: Çfarë ishte ai, grek apo shqiptar?
- Vasilika: Do ta dëgjosh?
- Zini: E dëgjoj, fol! Kam zemër ta dëgjoj! Çfarë është? E ma thua sot mua ti? Një vit e gjysmë ke mbajtur letrën në xhep?
- Vasilika: Ajo është lesbike mor burrë!
- Zini: Ëhat the f*ck! Ëhat the f*ck! Edhe e thua sot?! Tani e mbushe kupën të të shqyej! Gjej vend!
- Vasilika: Mos më trego gishtin, por po je i zoti zgjidh hallin!
- Zini: E zgjidh unë hallin! (i bie tavolinës).
- Vasilika: Jo tavolinës t’i biesh ti, por edhe kokës t’i biesh!
Ziniu heq mikrofonin dhe braktis studion.
Deklarata tronditëse e Vasilikës për bashkëjetuesen e djalit të tyre të madh se gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka pasur një marrëdhënie tjetër paralele me një grua, e shokoi së tepërmi Ziniun. Ai braktisti studion e “Shihemi në Gjyq” pa mundur dot ta pranonte se Vasilika ia kishte fshehur letrën ku shkruhet kjo prej një viti e gjysmë.
Ndërkohë Vasilika ndodhet ende në studio, ndërsa nga pas dëgjohet moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea duke u përpjekur të qetësojë Ziniun. Mes bisedave të shkëputura që arrijnë të dëgjohen, kuptohet që Ziniu është prekur nga fakti që e shoqja ia ka mbajtur të fshehtë.
- Zini: Tani që e mora vesh është më keq!
- Ardit Gjebrea: Tani që e more vesh duhet të përballesh me këtë fakt.
- Zini: Jo, jo.
- Ardit Gjebrea:… ta dëgjojmë çfarë do të thotë bashkëshortja jote. Po çfarë faji ka gruaja jote?
- Zini: Të mbajë letrën 1 vit e gjysmë ajo në xhep? Ka shumë gjëra! Nuk futem më atje!
- Gjebrea kthehet në studio dhe tregon çfarë i tha Ziniu në prapaskenë: “Nuk vjen dhe tha që nuk ia fal dot bashkëshortes time që nuk ma ka treguar letrën më parë”.
- Gjithashtu, moderatori e pyet Vasilikën pse zgjodhi ta tregojë në këtë moment këtë ngjarje e sipas saj, gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët.
- Ardit Gjebrea: Të të bëj një pyetje: pse nuk ia ke thënë burrit më përpara këtë gjë dhe vendose t’ia thuash tani?
- Eni Çobani: Tani me grushtin që i bie gjoksit…
- Vasilika: Të them të vërtetën, unë mendoja se ishte me mashkull, të them të vërtetën dhe thashë Vasilikë, mbylle gojën se një ditë do të shpërthejë. Kue dija unë që ajo do të shpërthente e të thoshte “jam lesbike?”
- Ardit Gjebrea: Po tradhtia njësoj është.
- Vasilika: Dhe ata prindër kur lindi çupën e dinin që vajza ishte lesbike, lindi në kohën e Covid. Çfarë bënë? Nuk vajti djali se s’e lejonte njeri dhe e hodhën në emrin e tyre, thanë babai nuk e do çupën se e dinin prindërit që një ditë do të ndaheshin. Ata e kanë sabotuar prandaj nuk ia thashë atij se ai çupën e ka marrë me zor, ka thënë ja sot në Selanik ku ka lindur çupa, ja u dogja! Prandaj s’ia kam thënë, kam mbrojtur burrin, kam mbrojtur fëmijët!