Modelja e njohur shqiptare, e përfolur për lidhjen me biznesmenin indian 24 vjet më të madh: Paraja blen lumturinë, unë jam rritur e varfër dhe e kuptoj rëndësinë e pasurisë

Modelja dhe ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale në emisionin “Canapé”. Gjatë intervistës, Vuthaj theksoi rëndësinë e parasë, e cila është një mjet thelbësor që ndihmon në tejkalimin e sfidave të përditshme.

“Jam rrit me një familje me shumë pak të ardhura sidomos para luftës, jeta e shumicës së fëmijëve ka qenë shumë e vështirë. Unë e di se çfarë do të thotë mos me pas pare. Për ata që thonë se paraja nuk të bën të lumtur, me siguri nuk kanë provuar kurrë varfërinë. Veç kush e ka përjetuar varfërinë e kupton sa e rëndësishme është paraja, për të patur një jetë të stabilizuar”, u shpreh ajo.

Vuthaj është përfolur për një lidhje dashurie me një bizensmen nga India, Chetaan Sandesara, 24 vjet më i madh.

Scroll to Top