Vallen e Zalongut e njohim të gjithë, por gati asnjë nga ne nuk njeh historinë e grykës së Vajës/ Shpërndajeni
Vallen e Zalongut e njohim të gjithë, por gati asnjë nga ne nuk njeh historinë e grykës së Vajës në të cilën në vitin 1478 në prag të ripushtimit tl Krujës, 90 vasha shqiptare u vetë sakrifikuan për të mos rënë në duart e osmanëve gjakatarë. Ndoshta jehona e kësaj ndodhie historike mund të ketë frymëzuar edhe vashat suliote trime.
1) Portret.
Gratë suliote shqiptare, duke parë burrat e tyre të mundur nga trupat e Aliut, pasha – (osmane shqiptare) e Janinës. vendosin të hidhen nga maja e shkëmbinjve.
Piktura historike, tema e së cilës u frymëzua nga konflikti midis Suliotëve dhe Ali Pashës në 1803.
- Lamtumirë, o Sul, i shkretë,
- se po ndahemi per jetë.
- Lamtumirë, o Sul i shkretë,
- se na do t’ikim për jetë.
- Ne po vdesim për liri,
- se nuk duam skllavëri.
- Lamtumirë, ju male e fusha,
- na e punoi Pilo Gusha,
- I pabesi faqezi,
- s’pati turp, as perëndi.
- Lamtumirë, o fusha e male,
- ne vdesim pa frikë fare.
- Jemi bila shqipëtare,
- vdesim duke hedhur valle.
- Lamtumirë, o Sul i shkretë,
- lamtumir’ për gjithë jetë.
2) Legjenda e Grykës së Vajës ose Shkëmbi i Vashave
Më 16 qershor të vitit 1478, 539 vite më parë, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.
Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës.
Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë.