Krenari/ Lea Ypi, shqiptarja e parë anëtare e Akademisë Britanike
Lea Ypi u bë e para shqiptare anëtare në Akademinë Britanike. Lajmin e ndau Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila e uroi shkrimtaren Lea Ypi për këtë arritje të rëndësishme.
Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj, ku ndër ta dallohet edhe shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi.
Presidentja e Akademisë Britanike, Julia Black, ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike.
Lea Ypi është fituesja e parë e Çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me librin e saj “Të lirë”.
Lea Ypi ka lindur në Durrës. Ajo është pedagoge e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.