Kishte fituar çmim në matematikë dhe shkencë, kush është “ujku i vetmuar” që tentoi të vriste Trumpin?

Detaje të reja janë mësuar rreth jetës së 20 vjeçarit i cili tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump gjatë një tubimi në Pensilvani. Thomas Matheu Crooks u neutralizua nga forcat e sigurisë por vetëm pasi kishte arritur të plagoste ish-presidentin, dy të tjerë dhe të vriste një prej të pranishmëve në tubim.

Kush ishte Matheu Crooks?

FBI përdori biometrikë për të identifikuar autorin e armatosur i cili banonte në Bethel Park, Pensilvani.

Bethel Park është një qytet kryesisht i banuar nga amerikanët e bardhë, relativisht i pasur në pjesën jugore të Pittsburgh-ut. Vendi i tubimit, Butler, është rreth një orë me makinë në veri të Pittsburgh-ut. NBC Neës zbuloi se të dhënat e votuesve të Pensilvanisë të listuara e nxjerrin Matheu Crooks si votues të republikanëve, megjithëse nuk është e qartë se nga është marrë regjistrimi i bërë.

Mediat amerkane shkruajnë se Crooks ka fituar një Çmimin Kombëtar të “Maths and Science Initiative Star” me vlerë 500 dollarë (393 £) pasi u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park në 2022.

Ai gjithashtu dukej se kishte veshur veshje duke promovuar një nga kanalet më të njohura të YouTube kushtuar armëve të zjarrit gjatë sulmit, raportoi NBC News.

Çfarë ndodhi gjatë mitingut të së shtunës?

Crooks dyshohet se ishte në çatinë e një ndërtese rreth 150 metra larg vendit ku po fliste Donald Trump. Ai ishte vendosur jashtë zonës së siguruar nga Shërbimi Sekret përpara tubimit. Ai u “neutralizua” menjëherë nga Shërbimi Sekret pas të shtënave.

Dëshmitarët thanë se nuk ishte e qartë se nga vinin të shtënat, ndërsa oficeri i policisë në Pensilvani, nënkoloneli George Bivens tha më pas se “të shtënat ishin të shpërndara disi dhe kështu ato nuk ishin vetëm në një vend të caktuar”.

Policia tha se ata po hetojnë se me kë mund të ketë bashkëpunuar 20 vjeçari pasi sipas tyre “ky nuk mund të ketë qenë një sulm i një ujku të vetmuar”. Versus.al

Scroll to Top