Monedhat “Greke” – Flasin Shqip
Realisht mbishkrimi tek kjo monedhë i përket shkrimit, ‘Koin Grek’. Por, ndërkohë pyesim; po fjala e lashtë shkruar aty: “ΛΑΜΠΙΣ; LAMPIS => Labis = Dritë” kujt gjuhe i përket?
Në gjuhën greke koine dhe atë të sotme kemi: ΜΠ = B. E ndërkohë vet shkronja ‘B = V’.
Pra krejt shkrimet, mbishkrimet e ndryshme të lashta të shkruara në Mozaikë, Vazo, Qeramike, Monedha e artefakte të tjera arkeologjike, të cilat përmbajnë shkronjën ‘B’ – ato kurrsesi nuk i takojnë gjuhës greke në asnjë rast, pasi shkronja reale greke ‘B’ vjen prej bashkimit të shkronjave të lashta me origjine fenikase: “ΜΠ = B”, si në rastin e kësaj monedhe që po shohim në foto.
Në këtë monedhë gjejmë të shkruar: ΛΑΜΠΙΣ LAMPIS => LABI-s = DRITË.
Etimologjia e fjalës ‘ΛΑΜΠΙΣ LAMPIS’ për gjuhën greke mbetet e panjohur, kjo e deklaruar prej krejt studiuesve që janë marrë me fjalët e lashta homerike dhe ato greke të hershme dhe të sotme letrare.
*ΛΑΜΠΙΣ LAMPIS => LABI-S është një fjalë e përbërë nga fjalët shqipe: La = Lart dhe Bâ = (Zot) Diell/Dritë.
Shih etimologjinë e fjalës së lashtë ‘Ba’:
Alb. Gheg ‘bâj’, Tosc bënj = φαίνω} “make, seem” (originally probably “bring to an apparition”); > Alb. Gheg ‘bâj’, Tosc bëhet, bêj: = φαίνω} “bëhet, dukem” (fillimisht me kuptimin parësor “sjell në dritë, shfaq”).
Pra monedha ‘IONIA’ e Rreth viteve 340-325 para Krishtit që shohim në foton e mëposhtme, megjithëse është e shkruar në gjuhën e hershme greke, ajo sërish flet shqip: LA + BA; LABA = DRITË. (Llampa llaps).
Eshtë pikërisht kjo folje e shqipes ‘bâ = dritë’ nga ku kemi në shqip fjalët “Beh dhe Zbeh” me origjinë thellë deri në Indi e njohur, e cila sjell në gjuhën greke teknike sajuar, foljen: ‘φαίνω = shoh’ (unë shoh); dhe foljet shqipe: U bâ; u shfaq, u pa > pa-sh’, (unë pashë, ti pe, ai pa), etj.
References:
– WP. II 122 f., WH. I 454 f., Schwyzer Gk. I 694, 709. Page(s): 104-105
– WP. II 123 f., WH. I 437 f., 450, 458 f., 525 f., Schwyzer Gk. I 674 f. Page(s): 105-106