Si ishin dhe si u emëruan emrat e fshatrave dhe qyteteve në Shqipëri më 1938 nga origjina sllave në atë shqiptare?!
Emërtesat e fshatrave apo qyteteve të vendit, janë në pjesën më të madhe të tyre në sllavisht. Për këtë arsye, pas shumë propozimesh dhe mendimesh, Parlamenti i Shqipërisë votoi ligjin “Mbi ndryshimin e emrave të disa qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve etj.”, i përcjellë me shkresën nr.119/1, datë 22.4.1937, shpallur nga Mbreti Zog më 5.5.1937.
Me vendimin nr.753, datë 6.7.1938, Këshilli i Ministrave miratoi listën me ndryshimet e emrave. Mbledhja në fjalë u drejtua nga ministri i Drejtësisë, Faik Shatku.
Qeveria pasi studioi dosjen me emërtesat e reja të paraqitur nga komisioni i posaçëm i drejtuar nga Ajet Libohova. Komisioni i paraqiti listat me ndryshime më 21 tetor 1937, sipas prefekturave.
Disa emra, si ishin dhe si u bënë:
- – Velabishti – Dëfrimi
- – Kuçova – Vajgurasi
- – Polovona – Mezanj
- – Çorovoda – Uji Mbret
- – Bellova – Bardhusha
- – Pollozhani – Kuqelinë
- – Bulqizë – Bylmetaj
- – Bradasheshi – Bregsheshi
- – Tropoja – Trifushë
- – Drashovicë – Drangaj
- – Vodicë – Prrallaj
- – Karbunari – Thingjillas
- – Mavravë – Fitore
- – Selenicë – Serishta
- – Treblovë – Kështjellë
- – Gorisht – Gurishte
- – Zvërnec – Rrethujzë
- – Cerkovinë – Gjeshtraj
- – Pogradec – Përparim
- – Derviçan – Kukël
- – Frashtan – Arbëri
- – Terihati – Terihati