Pse Naim Frashëri u varros 5 herë? Detaje për jetën dhe vdekjen e tij(Foto)
Naim Frashëri është varrosur 5 herë!
Naim Frashëri, shkrimtari më i madh i Rilindjes Kombëtare, gjatë gjithë jetës së tij shkroi për vendin e vet, por vdiq në Turqi. Shtëpia e parë e Naimit ishte në Këlliç Ali të Beshiktashit, lagje në pjesën evropiane të Stambollit pour aty nuk qëndroi gjatë. Shtëpia e dytë, ku Naimi jetoi kohën më të gjatë dhe mbylli sytë, ishte Këzëll Topraku, që gjendet ndërmjet Kadiqoit dhe Erenqoit, lagje në pjesën aziatike të Stambollit.
-“Kishim katër vjet e gjysëm që qanim këtë njeri të madh, e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim!”, shkruante Mit’hat Frashëri.
Naimi u nda nga jeta duke u gdhirë e shtuna, ora 2 e mëngjesit, njëzet tetor, 1900. Varrimi u bë të nesërmen, ditën e diel, më 21 tetor 1900, në Teqen e Bektashinjëve të Merdiven Qoit në Stamboll. Varri iu ngrit në krah të varrit të Abdyl Frashërit.
Naimi u martua në pjesën e dytë të viteve të ’70 të shek. XIX, me Hatixhen, e cila thirrej shkurtimisht Hexhe, ishte çika e një berberi nga Shkodra, e cila jetoi vetëm dy tre vjet më shumë pas ndarjes nga jeta të Naimit.
Naimi dhe Hatixhja patën dy vajza, e para e quajtur Nerqeze, nuk jetoi as tre vjet, vdiq më 1881. Dhimbja e poetit, e babait, ishte e madhe, kurrë nuk gjeti ngushllim. Në vjershën e titulluar “Mbi trupin e bijës sime të vdekur”, botuar në “Tehajulat” (“Endërrimet”), më 1885, Naimi shkruan:
- -“Mjeri unë, vaj moj bijë, mjeri unë!
- -Moj e dashur, moj e ëmbla aq shumë,
- -Pa ty mbeta, pa ty mbeta moj me lotë
- -U shkretofsh o qiell, moj zuzarja Rrotë!”.
Vajza e dytë, Nevrezi, lindi në Stamboll, ishte me kulturë të lartë, dinte frëngjisht dhe arabisht, njohëse e mirë e kulturës turke por edhe të asaj europiane, me theks të veçantë. Ishte pianiste dhe një piano e solli me vete në pajë kur u martua me Xhafer Luarasin. U nda nga i shoqi sepse në shtëpinë e tij gjeti zakone të mbyllura, u ndesh me veprime që ishin mbytëse për shpirtin dhe kulturën emancipuese e civilizuese të Nevrezit.
Kronologjiksht, këto janë pesë rivarrimet e Naim Frashërit:
- Varrimi i parë, më 20 tetor 1900, në varrezat “Merdivenkoy” në Stamboll.
- -Rivarrimi më 3 qershor 1937, Mbreti Zog solli në Shqipëri eshtrat e Naimit.
- -Rivarrimi i tretë, 9 prill 1940, Jakomoni, mëkëmbësi i Mbretit italian Viktor Emanueli III “për Shqipërinë”, i vendos eshtrat e Naim Frashërit në një varr monumental.
- -Rivarrimi i katërt, 20 prill 1950, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit u bë në qendër të Tiranës.
- -Rivarrimi i pestë, 10 qershor 1978, rivarrosen eshtrat e vëllezërve Frashëri.
Trungu&InforCulture.info