“Prit moj 1 minutë prit”, mjekja e skandalit te Onkologjiku u kthehet gazetarëve: Më keni mërzitur, më keni shtrembëruar fotot

Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut në hyrje të Gjykatës së Tiranës u përplas me gazetarët.

Mjekja që akuzohet se orientonte klinetët me tumor në privat dhe nuk u jepte shërbim, në valën e këtij skandali gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shrembëruar fotot.

Pjesë nga debati:

  • -Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.
  • Gazetarja: A i keni orientuar klientët në klinikë private?
  • -Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.
  • Gazetarja: Vetëm foto ju interesojnë zonjë.
  • -Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.
  • Gazetarja: Duhet të dilni bukur në kamerë?
  • -Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.
  • Gazetarja: E ruani ju etikën zonjë?
  • -E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik,. Se kam vetë pacient me kancer në familje.
  • Gazetarja: Çfarë duhet të ndryshojë në Onkologjik?
Scroll to Top