(Video) Marin Mema prezanton: Cila ishte organizata e fshehtë shqiptare ‘Shoqëria e Zezë për Shpėtim’ dhe si vepronte?
Mes shoqatave e grupimeve te themeluara nga patriotet shqiptare, ne fundin e shekullit te 19 dhe ne fillimin e atij te 20, bije ne sy nje prej tyre , shume e ndryshme nga te tjerat. Sigurisht qellimi ishte i njejte, por funksionimi dhe menyra e zgjedhur per te arritur objektivat e kerkuar, ndryshonin.
Çfare ishte kjo shoqeri qe e ruajti kaq fort fshehtesine e saj ? Ne te nuk pranohej gjithkush dhe nese pranoheshe nuk mund te largoheshe me prej saj. Kush ishin themeluesit ? Debatet per emrin dhe eleminimi fizik i atyre qe konsideroheshin tradhetare….
Shoqëria e Zezë për Shpëtim ishte një shoqëri e fshehtë nacionaliste shqiptare e themeluar në vitin 1909.
Detyra kryesore e saj ishte të organizonte kryngritje në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë duke luftuar për bashkimin e katër vilajeteve osmane me popullsinë e konsiderueshme shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës) në një njësi autonome politike me qeverinë e vet dhe parlamentin. Anëtarët e shoqërisë i konsideruan rebelimet e armatosura si mjete legjitime për arritjen e qëllimeve të tyre.